UT: Autizmi nuk është paaftësi, por mënyrë e ndryshme e përjetimit të botës

Me rastin e 2 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, në Fakultetin Pedagogjik të Universitetit të Tetovës u organizua aktiviteti me temë “Ta shohim botën ndryshe: Autizmi dhe The post UT: Autizmi nuk është paaftësi, por mënyrë e ndryshme e përjetimit të botës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 2, 2026 - 16:00
UT: Autizmi nuk është paaftësi, por mënyrë e ndryshme e përjetimit të botës

Me rastin e 2 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, në Fakultetin Pedagogjik të Universitetit të Tetovës u organizua aktiviteti me temë “Ta shohim botën ndryshe: Autizmi dhe realiteti virtual”.

Prodekania për Shkencë, Prof. Dr. Teuta Ramadani-Rasimi, theksoi rëndësinë e kësaj dite për rritjen e ndërgjegjësimit te studentët, profesorët dhe opinioni publik. Ajo nënvizoi se ndër vite janë realizuar forma të ndryshme aktivitetesh, nga ligjërata dhe debate publike deri te prezantimi i praktikave të mira në edukim dhe rehabilitim.

Ndërkohë, dekani i Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi, u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti është të promovojë një qasje më gjithëpërfshirëse në arsim dhe të krijojë një perspektivë të re për mirëkuptimin e personave në spektrin e autizmit.

“Autizmi nuk duhet parë si një paaftësi, por si një mënyrë e ndryshme e përjetimit të botës. Roli i edukatorëve është që përmes dijes dhe empatisë të krijojnë një mjedis gjithëpërfshirës për çdo fëmijë,” theksoi Mehmedi, duke shtuar se përdorimi i teknologjisë së realitetit virtual ndihmon në kuptimin më të mirë të përvojave të personave me autizëm.

Aktiviteti u zhvillua në dy pjesë dhe u moderua nga Prof. Dr. Jasmina Troshanska. Në pjesën e parë u prezantua roli i teknologjisë VR në punën me personat me autizëm, ndërsa në pjesën e dytë studentët patën mundësinë të përjetojnë praktikisht botën virtuale në rolin e edukatorit.

Shembujt e prezantuar ishin pjesë e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetura nga Universiteti i Tetovës, si “ABA-VR”, që synon trajnimin për menaxhimin e sjelljes përmes realitetit virtual, dhe “Houses4Autism”, që promovon modele mbështetëse për një jetë më të pavarur të personave me autizëm.

Shënimi i 2 Prillit u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar përdorimin e teknologjive inovative në arsim, me qëllim ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj nevojave të të gjithëve. Gazeta Flaka

The post UT: Autizmi nuk është paaftësi, por mënyrë e ndryshme e përjetimit të botës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .