Valbon Limani takon banorët e Ravenit: Dialog i hapur për nevojat dhe zhvillimin e zonës

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, realizuan një takim të hapur me banorët e Ravenit, ku u zhvillua The post Valbon Limani takon banorët e Ravenit: Dialog i hapur për nevojat dhe zhvillimin e zonës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 28, 2025 - 18:30
 0
Valbon Limani takon banorët e Ravenit: Dialog i hapur për nevojat dhe zhvillimin e zonës

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, realizuan një takim të hapur me banorët e Ravenit, ku u zhvillua një diskutim i drejtpërdrejtë dhe konstruktiv mbi nevojat, shqetësimet dhe prioritetet e kësaj zone.

Gjatë takimit, banorët e Ravenit shprehën mendimet dhe sugjerimet e tyre, duke dëshmuar angazhim të sinqertë për një të ardhme më të mirë dhe zhvillim të përbashkët të vendbanimit. Diskutimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi, transparence dhe respekti të ndërsjellë, ndërsa dialogu i hapur u vlerësua si bazë për vendimmarrje të drejtë dhe realizim të projekteve konkrete në interes të qytetarëve.

Valbon Limani falënderoi banorët për pjesëmarrjen, mbështetjen dhe besimin e treguar, duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët mund të ndërtohet një komunë më e zhvilluar, më funksionale dhe më e drejtë për të gjithë.

Sipas Limanit, takime të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, si pjesë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe prezantimit të vizionit për Gostivarin, që synon zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e mirëqenies së përgjithshme.

The post Valbon Limani takon banorët e Ravenit: Dialog i hapur për nevojat dhe zhvillimin e zonës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .