Valbona e lënduar nga shoqëria mes Laertit dhe Danjës “S’ka burrëri, është frikacak”
Marrëdhënia midis Laertit dhe Valbonës është ftohur ditët e fundit dhe shkak për këtë janë bërë keqkuptimet mes saj edhe Danjës. Gjatë Primes së sotme, nëse për Laertin mes tij dhe Danjës nuk ekziston asnjëlloj flirti, por veç xhentilesë nga ana e tij dhe respekt, për Valbonën modelja duhet të kishte bërë hapa pas nga […]
Marrëdhënia midis Laertit dhe Valbonës është ftohur ditët e fundit dhe shkak për këtë janë bërë keqkuptimet mes saj edhe Danjës. Gjatë Primes së sotme, nëse për Laertin mes tij dhe Danjës nuk ekziston asnjëlloj flirti, por veç xhentilesë nga ana e tij dhe respekt, për Valbonën modelja duhet të kishte bërë hapa pas nga aktori në momentin që ajo shprehu pëlqimin për të.
Nga ana tjetër, Danja është shprehur e prekur nga fjalët e Valbonës duke theksuar se krijon skenarë dhe kërkon të kapet me njerëz të caktuar nga mengjesi deri në darkë, për sherret e veta që ka në kokë.
Ledioni: Fjalë të ashpra nga Valbona në drejtim teje Laert?
Laerti: Ju e keni parë edhe më përpara kur më është drejtuar kështu i kam thënë që unë me ty nuk zihem se të kam xhan. Fjalët që thotë nuk i marr në konsideratë sepse i thotë në nerva e sipër. Sa i përket Danjës, të jesh xhentil me një vajzë nuk do të thotë se po flirton me të apo po e fton në një marrëdhënie. Unë kështu jam rritur, me idenë se femra duhet respektuar.
Ledioni: Po, por nëse respekti që ti tregon për një vajzë tjetër, në qoftë se dëmton një marrëdhënie, qoftë edhe një marrëdhënie miqësore që e ke krijuar aty brenda, a nuk duhet të jesh i kujdesshëm?
Laerti: Po, patjetër. Unë i kam thënë disa herë, në mënyrë të vazhdueshme Valbonës, që nuk ka lidhje. Madje edhe e kam pyetur disa herë që mos jam unë arsyeja pse po sillet në atë formë dhe më ka thënë jo. Edhe kur ka pasur përplasje, jam përpjekur ta ul dhe ta qetësoj. Unë nuk zihem dot me të, lë të thotë çfarë të dojë. Sa për këto fjalët “s’ka burrni, është frikacak”, unë di që burrni nuk tregon ai që të kap dhe të përplas me zor në makinë. Unë jam mësuar ndryshe dhe i kam thënë Valbonës që këtu brenda do të mbroj dinjitetin e saj.
Ledioni: Danja, ti nuk e ke parë situatën kaq ëmbël sa Laerti. Je realisht e prekur nga fjalët e Valbonës apo jo?
Danja: Valbona tha në klip që unë nuk e njoh Danjën, ndërkohë që unë kam të gjithë banorët dëshmitar se në fillim ka ulëritur që unë Danjën e kam shoqe të ngushtë. Nuk kam thënë asgjë për këtë me qëllim që të mos e nxjerr keq. Në 2-3 takime që kemi pasur, unë kam gëzuar respekt për Valbonën jashtë, mirëpo situata këtu mesa duket ka ndryshuar. E gjithë shtëpia e di dhe Valbona e ka humbur këtë vëmendje nga shtëpia. Ajo nuk merr më as vëmendjen më të vogël, përvëç situatave që i krijohen duke ulëritur. Është bërë si fenelinë në shtëpi dhe nga mëngjesi deri në darkë kërkon të kapet me njerëz të caktuar, për sherret e veta që ka në kokë. Skenaret e Valbonës janë kuptuar nga shtëpia. Faleminderit që ke dashur të më bësh pjesë, por nuk dua të jem pjesë e tyre. Tani unë kam një pyetje për ty Valbona. E gjithë shtëpia e merr dashurinë time sepse kam shumë për të dhënë, jam si zemër, jam si dritë. Ti tani je xheloze për shtëpinë apo pse unë nuk të fal më dashurinë time të cilën ti vetë e përbuze duke më akuzuar, ndërkohë që s’të kam bërë asgjë.
Valbona: Ne rastësisht kemi disa të njohur të përbashkët të cilët i vlerësoj shumë dhe duke vlerësuar ata vlerësoja edhe Danjën, mesa duket më shumë seç duhet. Unë kam një pëlqim për një djalë dhe i kam thënë që dua të njoh këtë djalë. Edhe pasi ia kam thënë qëllimin tim, Danja ka vepruar po njësoj në drejtim të Laertit, çka do të thotë se te një shoqe, e njohur apo femër, nuk ka bërë një hap mbrapa. Nëse bëjmë një paralelizëm me historinë e Jozit dhe Loredanës, Lori ka dyshuar nëse mes meje dhe Jozit ka diçka dhe unë i kam thënë që mes nesh ka një shoqëri të pastër dhe e konsideroj si vëlla. Koha do ta tregoj. Çfarë bëra unë, u shkëputa për dy javë rresht dhe nuk i thashë as mirëmëngjes apo natën e mirë me qëllim që të mos lëndoja Lorin dhe të mendonte se kisha simpati për të. Ndërkohë unë kur e kam pyetur Danjën dy herë për Laertin… Ne të dy kemi një moshë të konsiderueshme dhe për familjen, për opinionin publik… opinioni vret. Danja, pas Primes që unë deklarova se mes G Banit dhe Laertit, unë kam një simpati për Laertin dhe dua ta njoh, nuk ka bërë asnjë hap pas.