Varhelyi: RMV ta ndryshojë Kushtetutën për të avancuar në procesin negociues

“Menjëherë pas plotësimit të kushteve, do të hapet klasteri i parë i negociatave me Shkupin”, theksoi eurokomisari Oliver Varhelyi në debat në Parlamentin europian. Ai bëri thirrje që vendi shpejtë dhe me vendosmëri të veprojë pas raportit të skriningut për klasterin e parë. Duke folur për vendet kandidate, Varhelyi theksoi se Komisioni Europian do ta […]

Nëntor 19, 2024 - 20:00
 0  6
Varhelyi: RMV ta ndryshojë Kushtetutën për të avancuar në procesin negociues

“Menjëherë pas plotësimit të kushteve, do të hapet klasteri i parë i negociatave me Shkupin”, theksoi eurokomisari Oliver Varhelyi në debat në Parlamentin europian.

Ai bëri thirrje që vendi shpejtë dhe me vendosmëri të veprojë pas raportit të skriningut për klasterin e parë.

Duke folur për vendet kandidate, Varhelyi theksoi se Komisioni Europian do ta përkrahë qëllimin e Shqipërisë për t’i përfunduar negociatat deri në 2027, por duke folur për Maqedoninë e Veriut ai e përmendi ndryshimin e Kushtetutës.

“Maqedonia e Veriut vazhdon të ketë ambicie të mëdha për të përparuar në negociatat aderuese, por tani duhet t’i miratojë ndryshimet kushtetuese që të përparojë në procesin negociues”, tha Oliver Varhelyi.