Vdes ish-fituesi i Ligës së Kampionëve

Ka ndërruar jetë ish-futbollisti skocez, John Robertson. Lajmin e bënë të ditur familjarët e ish-futbollistit, i cili vdiq në moshën 72-vjeçare. Robertson, pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi te Nottingham Foresti, ku ishte pjesë e skuadrës legjendare të Brian Clough. Ai arriti të fitonte 2 herë Kupën Evropiane, e njohur tashmë […]

dhjetor 25, 2025 - 19:00
 0
Vdes ish-fituesi i Ligës së Kampionëve

Ka ndërruar jetë ish-futbollisti skocez, John Robertson.

Lajmin e bënë të ditur familjarët e ish-futbollistit, i cili vdiq në moshën 72-vjeçare.

Robertson, pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi te Nottingham Foresti, ku ishte pjesë e skuadrës legjendare të Brian Clough.

Ai arriti të fitonte 2 herë Kupën Evropiane, e njohur tashmë si Liga e Kampionëve në vitet 1979 dhe 1980 si dhe titullin e kampionit të Anglisë.