Veliaj në burg/ Rama godet SPAK: Kaloi çdo limit, janë intimiduar dëshmitarë
Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar tërësisht retprikë ndaj SPAK, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, duke mos i kursyer akuzat dhe kritikat. Rama, gjatë fjalës së tij në ceremonin e 105-vjetorin e shpalles së Tiranës kryeqytet, tha se nga autoritete janë intimiduar persona dhe artisë në lidhje me dosjen “Veliaj”. Kryeministri shprehet se […]
![Veliaj në burg/ Rama godet SPAK: Kaloi çdo limit, janë intimiduar dëshmitarë](https://opinion.al/wp-content/uploads/2025/02/44544545454.jpg)
Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar tërësisht retprikë ndaj SPAK, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, duke mos i kursyer akuzat dhe kritikat.
Rama, gjatë fjalës së tij në ceremonin e 105-vjetorin e shpalles së Tiranës kryeqytet, tha se nga autoritete janë intimiduar persona dhe artisë në lidhje me dosjen “Veliaj”.
Kryeministri shprehet se edhe shifra e eurove të shpenzuara nga bashkëshortja e Veliajt, janë të qëllimshme për të dëmtuar kryebashkiakun.
Edi Rama: Kemi lënë boshllëk në panoramën e zhvillimeve pozitive, por jo vetëm pozitive të drejtësisë së re. Për këtë sfidoj këdo. Këta që na ngrenë dhe na ulin rrugëve… për mua janë rrugëve. Mua ajo që ndodh në udhëkryqet e kanaleve të mbrëmjes është rrugaçëri.
Është ngritja e llumit të gojës në piedestal. Është triumf i shpifjeve, shkatërrimit të çdolloj personi për të vetmin faj që bën, që është person publik. Në ato udhëkryqe, unë i sfidoj që të bëjnë një kërkim dhe ta gjejnë një tjetër forcë politike në Evropën ish-Lindore, në rajon nuk kanë për ta gjetur dot. Ta gjejmë një forcë politike që në 5 vjet rresht ka qepur gojën dhe ka thënë ‘keni mbështetjen tonë’.
Nëse Erioni dhe e shoqja kanë blerë 9800 mijë euro fustane dhe bizhuteri ne nuk kemi çfarë diskutojmë. Por kemi të drejtën të kërkojmë prova. Ne kemi të drejtën të themi që ne ndërkohë, hedhja e kësaj shifre në mexhelis është e qëllimshme.
Në fund, thuhet se i hetuari nuk ndjen pendesë… Në procesin e deritanishëm jam dëshmitar për intimidim të personave, janë intimiduar njerëz që më kanë bërë të mendoj për kohën kur unë jam marrë nga policia, kur jam futur në makinë, jam çuar në një repart a rajon, dhe më është folur për turpin që duhej të ndjeja që po tradhtoja babanë.
Një njeriu në atë hetim i është përmendur i ati që është punonjës në shtet duke i thënë ‘mirë është ta nderosh babanë’. Ku jemi këtu? S’ka lidhje me fajësinë apo pafajësinë e Erionit…