Grupi parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK ministrin Hoxha dhe zyrtarët e policisë
Vetëm një ditë pas protestës së djeshme, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar në SPAK dhe në Prokurorinë e Tiranës, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Drejtorisë Vendore Tiranë dhe zyrtarë të tjerë të policisë së shtetit. Kallëzimi është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Sipas […]
Vetëm një ditë pas protestës së djeshme, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar në SPAK dhe në Prokurorinë e Tiranës, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Drejtorisë Vendore Tiranë dhe zyrtarë të tjerë të policisë së shtetit.
Kallëzimi është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Sipas Grupit Parlamentar të PD-së, këta zyrtarë akuzohen për kryerjen e veprave penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Shkelja e barazisë së shtetasve”, “Pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, të kryera në bashkëpunim.
NJOFTIM PËR SHTYP:
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Kryetarit Gazment Bardhi ka kallzuar në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Drejtorisë Vendore Tiranë, dhe zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprave penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Shkelja e barazisë së shtetasve”, “Pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 90, 248, 250, 251, 253 dhe 261 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë
Në kallëzim janë evidentuar faktet dhe provat që dëshmojnë se tubimi i njoftuar nga Partia Demokratike ishte tërësisht i ligjshëm, si një e drejtë që garantohet nga Kushtetuta dhe se pengimi nga Policia e Shtetit ishte i kundërligjshëm dhe kriminal. Dhuna e ushtruar ndaj deputetëve, zyrtarëve politik të opozitës dhe qytetarëve, ka qenë e motivuar politikisht dhe një akt i rëndë kriminal i kryer në bashkëpunim nga zyrtarët e policisë së Shtetit.
Bashkëlidhur do të gjeni kallëzimin e plotë të dorëzuar sot në dy Prokurori nga kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.