Bajqinovci thotë se brenda dhjetë ditësh do të konstituohet Kuvendi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është shprehur i bindur se brenda dhjetë ditësh do të ketë zhbllokim të situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës. Sipas Bajqinovcit, propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu shumë shpejt do të votohet për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Ai ka shtuar se momentalisht është duke u diskutuar për

Prill 29, 2025 - 15:31
 0  12
Bajqinovci thotë se brenda dhjetë ditësh do të konstituohet Kuvendi
bajqinovci-thote-se-brenda-dhjete-ditesh-do-te-konstituohet-kuvendi

bajqinovci-thote-se-brenda-dhjete-ditesh-do-te-konstituohet-kuvendi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është shprehur i bindur se brenda dhjetë ditësh do të ketë zhbllokim të situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Bajqinovcit, propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu shumë shpejt do të votohet për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka shtuar se momentalisht është duke u diskutuar për modalitetet e marrëveshjeve për koalicionin qeverisës me Nismën.

“Ne kemi diskutime me Nismën dhe me partitë minoritare edhe unë besoj që hapi i radhës, them gjithmonë pas konstituimit të Kuvendit, unë besoj shumë që nuk do të shkoj larg dhe do ta kemi të votuar kryetarin e Kuvendit, në këtë rast Albulena Haxhiun. Pra nuk do të shkojë, i bindur jam, as dhjetë ditë dhe do të kemi një zhbllokim. Unë besoj që është duke u diskutuar për modalitetet e marrëveshjeve për koalicionin qeverisës. Nuk besoj që do të kemi bllokadë të gjatë”, ka thënë Bajqinovci në Tëvë1.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës për të tetën herë me radhë ka dështuar të konstituohet, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë shumicën e thjeshtë të nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për të gjashtë herë nuk mori mbështetjen për postin e kryeparlamentares. Kësaj radhe, ajo mori 54 vota për, 44 kundër dhe 3 abstenuan.

Në seancat paraprake, për të kishin votuar 57 deputetë por kësaj radhe disa deputetë të LVV-së munguan.