Vendi dhe ora ku do të votojnë më 9 nëntor Abdixhiku dhe kandidatët e LDK-së për kryetar komunash
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur orën dhe vendin se ku do të votojnë kandidatët për kryetar të komunave nga kjo parti, të cilët janë në balotazhin e 9 nëntorit. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të votojë bashkë me bashkëshorten e tij në orën 10:30 në shkollën


Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur orën dhe vendin se ku do të votojnë kandidatët për kryetar të komunave nga kjo parti, të cilët janë në balotazhin e 9 nëntorit.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të votojë bashkë me bashkëshorten e tij në orën 10:30 në shkollën Faik Konica në Prishtinë.
-“Në orën 10:30, voton kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëshorten znj. Albina Kastrati Abdixhiku në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë”., thuhet në njoftim.
Më poshtë lista e plotë e kandidatëve për kryetar komunash.
– Në orën 11:00, voton kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës;
– Në orën 10:00, voton kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit”, në Pejë;
– Në orën 10:30, voton kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, në shkollën fillore “Ahmet Hajdari”, në Begunc;
– Në orën 12:00, voton kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, në shkollën fillore “Avdurrahman Gërguri”, në Dardhishtë;
– Në orën 10:30, voton kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, në shkollën fillore “Edmond Hoxha”, në Junik;
– Në orën 11:00, voton kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, në SHFMU “28 Nëntori”, në Bersanë.
– Në orë 10:00, voton kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, në shkollën fillore “Bajram Curri”, në Sllatinë të Madhe;
– Në orën 10:30, voton kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, në SHFMU “Rexhep Elmazi”, në Gjilan;
– Në orën 10:30, voton kandidati për kryetar të Suharekës, Ardian Shala, në shkollën fillore “Edit Durham”, në Mushtisht;
