Vetura godet burrin në trotinet dhe e lëndon rëndë, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

MPB-ja njoftoi se është gjetur shoferi i cili dje në Shkup ka goditur me “Fiat” trotinetin elektrik të cilin e drejtonte një 28-vjeçar nga Shkupi, me çka është larguar nga vendi i aksidentit. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar personi që drejtonte trotinetin, i cili pas marrjes së ndihmës së shpejtë mjekësore është transferuar […]

Prill 20, 2025 - 16:00
 0  3
Vetura godet burrin në trotinet dhe e lëndon rëndë, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

MPB-ja njoftoi se është gjetur shoferi i cili dje në Shkup ka goditur me “Fiat” trotinetin elektrik të cilin e drejtonte një 28-vjeçar nga Shkupi, me çka është larguar nga vendi i aksidentit. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar personi që drejtonte trotinetin, i cili pas marrjes së ndihmës së shpejtë mjekësore është transferuar në klinikat e Shkupit.

Siç thuhet në njoftim, dje në ora 11:53 në SPB Shkup është raportuar se në rr. “Mendeleeva” në Shkup, në të cilën ka marrë pjesë automjeti i udhëtarëve “Fiat” me targa të Shkupit i drejtuar nga S.A. (33) nga Shkupi dhe një trotinet elektrik, i drejtuar nga S.K. (28) nga Shkupi. Pas aksidentit, S.A është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën, ndërsa S.K. me autoambulancë është transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku është konstatuar se ka lëndime të rënda trupore.

Përderisa policët nga SPB Shkup kanë vazhduar kontrollin, A.A. mbërriti në vendngjarje me automjetin “Fiat” dhe ka sqaruar se në momentin e aksidentit veutra drejtohej nga vëllai i tij S.A.

Më pas është gjetur S.A., është njoftuar prokurori publik dhe me udhëzim të tij vetura është sekuestruar për kontroll teknik, ndërsa ndaj S.A. do të bëhet kallëzim përkatës, thuhet në njoftim.