Vëzhgimi me dron në Zveçan, kapen dy shtetas të Serbisë duke prerë pyje
Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar në Zveçan. Nga policia kanë bërë të ditur se njësiti i NJNSH dhe njësiti i KFOR-it përgjatë vijës kufitare gjatë vëzhgimit me dron kanë vërejtur dy persona te cilët kishin hyrë ilegalisht ne territorin e Kosovës. “Njësiti i NJNSH dhe njësiti i KFOR-it përgjatë vijës kufitare gjatë vëzhgimit me


Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar në Zveçan. Nga policia kanë bërë të ditur se njësiti i NJNSH dhe njësiti i KFOR-it përgjatë vijës kufitare gjatë vëzhgimit me dron kanë vërejtur dy persona te cilët kishin hyrë ilegalisht ne territorin e Kosovës.
“Njësiti i NJNSH dhe njësiti i KFOR-it përgjatë vijës kufitare gjatë vëzhgimit me dron kanë vërejtur dy persona te cilët kishin hyrë ilegalisht ne territorin e Kosovës dhe të njëjtit kishin bërë prerje të pyjeve. Njësiti së bashku me njësitin e KFOR it kanë arritur ti ndalojnë dy persona meshkuj shtetas të Serbisë. Nga të njëjtit janë konfiskuar dy motor sharra një palë dylbi një radiolidhje një thikë. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa gjësendet e konfiskuar iu kthehen të dyshuarëve”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
