Vizita në Ukrainë/ Murtezani: Paqja gjithmonë fiton – RMV qëndron fuqishëm me Ukrainën!
Në kuadër të vizitës së punës në Ukrainë, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka realizuar disa takime, me të cilët, sic thuhet, është konfirmuar mbështetja e Maqedonisë së Veriut për procesin eurointegrues të Ukrainës. Ministri Murtezani, përmes një videomesazhi të publikuar në rrjete sociale, ka potencuar edhe harmonizimin e plotë të RMV-së me politikën […]
Në kuadër të vizitës së punës në Ukrainë, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka realizuar disa takime, me të cilët, sic thuhet, është konfirmuar mbështetja e Maqedonisë së Veriut për procesin eurointegrues të Ukrainës.
Ministri Murtezani, përmes një videomesazhi të publikuar në rrjete sociale, ka potencuar edhe harmonizimin e plotë të RMV-së me politikën e përbashkët të jashtëm dhe të sigurisë së BE-së, që paraqet bazë për orientimin strategjik në kushte të sfidave globale të sigurisë.