Vjosa Osmani: Asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje

Përmes një postimi direkt nga një sallon ondulimi, ku shihet e rrethuar nga dhjetëra parukiere dhe punëtore të këtij sektori, Vjosa Osmani ka përcjellë një mesazh të fuqishëm solidariteti, duke zgjedhur pikërisht ambientin e tyre të punës p...

maj 20, 2026 - 16:30
Vjosa Osmani: Asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje

Përmes një postimi direkt nga një sallon ondulimi, ku shihet e rrethuar nga dhjetëra parukiere dhe punëtore të këtij sektori, Vjosa Osmani ka përcjellë një mesazh të fuqishëm solidariteti, duke zgjedhur pikërisht ambientin e tyre të punës për të goditur gjuhën e urrejtjes dhe përçmimit.

“Veç puna e çon përpara Kosovën. Jo urrejtja e përçmimi!
Asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje!
As gruaja në sallon.
As gruaja në market.
As gruaja në shkollë.
As gruaja në spital.
As gruaja në zyre.
As gruaja në Universitet.
As gruaja që mban biznes.
As gruaja që mban familje.
As gruaja që punon pa u ndalur, edhe kur askush nuk ia sheh mundin.
Gratë janë shtylla e Kosovës. Janë heroinat tona të çdoditshme, që punojnë, kujdesen, krijojnë, shërbejnë, rrisin fëmijë, paguajnë taksa, dhe ndërtojnë jetë me djersën e tyre.
Gruaja e lodhur nga puna vlen më shumë se mijëra fjalët tuaja boshe.”, ka shkruar presidentja Osmani. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.