VLEN: “BDI-ja e Aliut që ofendonte 700 mijë nëna shqiptare po lufton për barazi gjinore”

“Edhe këtë ironi e dëgjuam Ali Ahmeti që dikur shante 700 mijë nëna shqiptare tani po mbrojka barazinë gjinore. BDI-ja e Artan Grubit që eleminonte konkurrencën duke i “likuduar” gratë The post VLEN: “BDI-ja e Aliut që ofendonte 700 mijë nëna shqiptare po lufton për barazi gjinore” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 21, 2024 - 21:00
 0  4
VLEN: “BDI-ja e Aliut që ofendonte 700 mijë nëna shqiptare po lufton për barazi gjinore”

Edhe këtë ironi e dëgjuam Ali Ahmeti që dikur shante 700 mijë nëna shqiptare tani po mbrojka barazinë gjinore. BDI-ja e Artan Grubit që eleminonte konkurrencën duke i “likuduar” gratë e zonja nga partia tani po luftojkan për barazi gjinore”, akuzuan nga VLEN

 Në BDI, thonë nga VLEN, nuk ka as barazi gjinore, nuk ka as nëna e gra shqiptare që vlerësohen.

“Ka vetëm krim dhe korrupsion. Në këtë klan të quajtuar parti politike ka luftë për pozita, autokraci ekstreme, e më e keqja janë shërbëtorë të anti-shqiptarëve. Nuk mashtrohen gratë e nënat shqiptare sepse nuk i kanë harruar ofendimet që i keni bërë, nënat shqiptare kanë kujtesë të gjatë, i mbajnë mirë e gjatë kohë në mend përgjimet, kur Ali Ahmeti shante 700 mijë nëna shqiptare”, akuzuan nga VLEN.

Prandaj, thonë nga VLEN, heshtni mos flisni ju për barazi gjinore sepse nuk u ka hije. Kërkoni falje, pendohuni për të bëmat tuaja famëkeqe, e reformohuni.

The post VLEN: “BDI-ja e Aliut që ofendonte 700 mijë nëna shqiptare po lufton për barazi gjinore” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .