VLEN-i s’e deshën, nga ASH-ja e shajnë – ku do të bëjë vend Arben Fetai?

Tensionet politike rreth zëvendëskryeministrit Arben Fetai po thellohen gjithnjë e më shumë. Pasi u la jashtë procesit të shkrirjes së VLEN-it në një parti të vetme dhe reagoi me deklarata The post VLEN-i s’e deshën, nga ASH-ja e shajnë – ku do të bëjë vend Arben Fetai? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 11, 2026 - 16:00
 0
VLEN-i s’e deshën, nga ASH-ja e shajnë – ku do të bëjë vend Arben Fetai?

Tensionet politike rreth zëvendëskryeministrit Arben Fetai po thellohen gjithnjë e më shumë. Pasi u la jashtë procesit të shkrirjes së VLEN-it në një parti të vetme dhe reagoi me deklarata të forta ndaj drejtuesve të këtij koalicioni, Fetai tashmë po përballet edhe me kritika të ashpra nga Aleanca për Shqiptarët e krahut të Ziadin Selës.

Zëdhënësi i kësaj partie, Arben Zeqiri, reagoi me tone të ashpra ndaj Fetait, duke e akuzuar se ishte pjesë e “revolucionit” që sipas tij përçau Aleancën për Shqiptarët dhe u kthye kundër vetë autorëve të tij.

‘Revolucioni’ ndaj Selës hëngri kokat e adashëve të mi. Arben Fetai, është hera e parë që ia ke qëlluar me një thënie në politikë, edhe pse përsëri ke tentuar ta shtrembërosh dhe atë që bëre ti t’ua hedhësh të tjerëve”, shkruan Zeqiri.

Ai e akuzon Fetain dhe bashkëpunëtorët e tij se përçanë Aleancën për Shqiptarët dhe se sulmuan liderin e partisë.

Ju që përçatë Aleancën për Shqiptarët, shtëpinë tuaj për ta bërë shtëpi të tjerëve… ju që hodhët gurë e baltë ndaj liderit Ziadin Sela dhe tentuat t’i hani kokën, në fund hëngrët kokat tuaja”, thekson Zeqiri.

Në reagimin e tij, zëdhënësi i ASH-së përmend edhe emra të tjerë brenda partisë, duke thënë se figura si Elmi Aziri dhe Ilire Dauti u tentuan të eliminohen nga strukturat partiake, por sipas tij ata sot qëndrojnë të palëkundur pranë Selës.

A qenka tash i keq idealisti e nacionalisti Elmi Aziri që deshe t’i hash kokën? Si e sheh tash Ilire Dautin që nuk deshët ta shihni deputete? Ajo triumfoi, ndërsa ju perënduat”, shkruan Zeqiri.

Ai shton se shumë anëtarë të tjerë të Aleancës për Shqiptarët kanë qëndruar “stoikë dhe të palëkundur” pranë Selës dhe kauzës së partisë, pavarësisht përplasjeve të brendshme.

Reagimi përfundon me një mesazh ironik për Fetain dhe ish-bashkëpunëtorët e tij:

Tani që i humbët privilegjet, çfarë duhet të bëjmë? Të vajtojmë për postet tuaja apo, siç do thoshte Remzi Mehmedi: ‘A t’i mbledhim burrat?’”.

Këto zhvillime kanë thelluar edhe më shumë përplasjet politike rreth Fetait, duke krijuar një situatë ku ai përballet me kritika si nga brenda VLEN-it, ashtu edhe nga krahu i Aleancës për Shqiptarët e Ziadin Selës, prej nga u largua. Gazeta Flaka

The post VLEN-i s’e deshën, nga ASH-ja e shajnë – ku do të bëjë vend Arben Fetai? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .