VLEN-it iu thye njëri krah – Albin Kurti po humb terren në zgjedhjet lokale në Kosovë
Koalicioni VLEN në prag të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, po futet me një hendikep të madh. Alfa dhe Omega e tyre, Albin Kurti e VetëVendosje nuk po kalojnë mirë The post VLEN-it iu thye njëri krah – Albin Kurti po humb terren në zgjedhjet lokale në Kosovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Koalicioni VLEN në prag të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, po futet me një hendikep të madh. Alfa dhe Omega e tyre, Albin Kurti e VetëVendosje nuk po kalojnë mirë në Zgjedhjet Lokale që zhvillohen në Kosovë.
VLEN-i që letërnjoftim para votuesit të vet kishte mbështetjen nga VV dhe Albin Kurti, edhe në këtë fushatë zgjedhore, në javën e fundit para së dielës së votimit, po hyjnë me një çalim të madh. Lajmet nga Kosova, nuk favorizojnë “kapitalin” e tyre politik.
Sipas të dhënave preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, garën pa balotazh e fitoi në tri komuna Lëvizja Vetëvendosje. Ajo triumfoi në Podujevë, Kamenicë dhe Shtime.
Tri komuna pa balotazh i fitoi edhe Partia Demokratike e Kosovës. Fjala është për Ferizaj, Skënderaj, Hani i Elezit.
Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi në dy komuna, në Lipjan e Istog.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e siguroi fitoren në Deçan, ndërsa Nisma në Malishevë. Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në balotazh në 12 komuna të tjera. Në dy prej tyre u rendit e para, më saktë në Gjilan dhe Fushë Kosovë, por bashkimi i opozitës në raundin e dytë, Vetëvendosjen e nxjerrin prej loje gati në të gjitha komunat.
Në balotazh do të garojë në nëntë komuna Lidhja Demokratike e Kosovës. Në gjashtë komuna, ajo u radhit e para, siç është rasti me Prishtinën, Dragashin, Junikun, Obiliqin, Pejën dhe Vitinë.
Ndërsa në tri të tjera LDK-ja shkon si e dyta. Fjala është për Suharekën, Gjilanin dhe Fushë Kosovën.
Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në balotazh në gjashtë komuna, prej të cilave në katër u radhit e para. Komunat ku PDK-ja shkon si e para në balotazh janë: Prizreni, Kaçaniku, Mitrovica dhe Vushtrria
Ndërsa në dy komuna, PDK-ja shkon si e dyta. Fjala është për Klinën dhe Dragashin.
Në pesë komuna do të garojë në balotazh Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku në katër u radhit e para. E para, AAK-ja doli në Rahovec, Suharekë, Gjakovë dhe Klinë, ndërsa, në Junik është e dyta. Gazeta Flaka
The post VLEN-it iu thye njëri krah – Albin Kurti po humb terren në zgjedhjet lokale në Kosovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
