VLEN kërkoi postin? Shkarkohet drejtori i Teatrit të Gostivarit, Sulejman Rushiti
Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Institucionit Kombëtar Teatri i Gostivarit, Sulejman Rushiti, para përfundimit të mandatit të tij. Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta The post VLEN kërkoi postin? Shkarkohet drejtori i Teatrit të Gostivarit, Sulejman Rushiti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Institucionit Kombëtar Teatri i Gostivarit, Sulejman Rushiti, para përfundimit të mandatit të tij.
Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta KOHA, shkarkimi i Rushitit ka ndodhur me kërkesë të koalicionit VLEN. Burime politike bëjnë të ditur se, sipas ndarjes së posteve brenda koalicionit, drejtoria e Teatrit të Gostivarit i është ndarë Lëvizjes Arbëria.
Kjo parti, e cila është pjesë e koalicionit VLEN, sipas marrëveshjes mes partnerëve duhet të merrte katër drejtori, ndërsa deri më tani i është ndarë vetëm një – drejtimi i Gjinekologjisë në Çair.
Sulejman Rushiti, ish-ministër i Arsimit, e drejtonte Teatrin e Gostivarit prej më shumë se dy vitesh. Në vendimin e publikuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, shkaqet zyrtare të shkarkimit nuk janë specifikuar plotësisht.
Rushiti në të kaluarën ka qenë pjesë e PDSH-së, më pas e Demokracisë së Re së Imer Selmanit, ndërsa së fundmi ishte afruar politikisht me koalicionin VLEN.
Reagimi i Sindikatës së Kulturës
Ndaj këtij vendimi ka reaguar Sindikata e Kulturës, e cila ka ngritur dyshime për revanshizëm nga ana e ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov.
Nga sindikata theksojnë se Rushiti ishte zgjedhur drejtor më 16 dhjetor 2022 dhe se shkarkimi i tij vjen në një moment kur në këtë institucion janë marrë vendime gjyqësore të formës së prerë në favor të të punësuarve.
“Vendimet e gjykatës duhet të respektohen dhe pagat e punonjësve duhet të paguhen sipas tyre, pavarësisht qëndrimeve të ministrit”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Kulturës.
Sipas tyre, për shkak të këtyre zhvillimeve është dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit Zoran Lutkov për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shkelje të të drejtave nga marrëdhënia e punës.
Reagimi i ministrit
Nga ana tjetër, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, ka deklaruar se nuk ka vepruar në mënyrë arbitrare dhe se në asnjë moment nuk ka mohuar të drejtat ligjore të punëtorëve.
Ai theksoi se vendimet e ministrisë janë marrë në përputhje me ligjin dhe procedurat institucionale. Gazeta Flaka
The post VLEN kërkoi postin? Shkarkohet drejtori i Teatrit të Gostivarit, Sulejman Rushiti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .