VLEN: Kreshnik Bekteshi e tha troç, Artan Grubi ka qenë eksponenti kryesor i partisë! BDI nuk reformohet dot
Nga VLEN sot kanë komentuar deklaratat e Kreshnik Bekteshit nga BDI në Daily Click në TV21. Nga VLEN thonë se BDI nuk reformohet dot, deri sa në parti janë disa individë. Bekteshi: Grubi ka qenë eksponent kryesor i BDI-së, askush nuk mund t’ia mohojë askujt të komunikojë me të, qoftë edhe nga BDI-ja “Sa më […] The post VLEN: Kreshnik Bekteshi e tha troç, Artan Grubi ka qenë eksponenti kryesor i partisë! BDI nuk reformohet dot appeared first on InfoShqip.com.

Nga VLEN sot kanë komentuar deklaratat e Kreshnik Bekteshit nga BDI në Daily Click në TV21. Nga VLEN thonë se BDI nuk reformohet dot, deri sa në parti janë disa individë.
Bekteshi: Grubi ka qenë eksponent kryesor i BDI-së, askush nuk mund t’ia mohojë askujt të komunikojë me të, qoftë edhe nga BDI-ja
“Sa më shumë kalon koha, aq më shumë po dalin në shesh të vërtetat për BDI-në! Kreshnik Bekteshi e tha troç: Artan Grubi ka qenë eksponenti kryesor i kësaj partie! A po bëjnë veting me një të arratisur? A është ende Grubi kumbar i korrupsionit që drejton BDI-në nga bunkerët e hajnisë?! BDI nuk reformohet dot, sepse është vetë problemi! Si mund të ketë ndryshim në një parti ku Artan Grubi, Ramiz Merko, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi dhe gjithë tufa e tyre janë simbol i korrupsionit? Piskamat e tyre për “deshqiptarizim” s’kanë të bëjnë me shqiptarët, por me frikën nga humbja e privilegjeve dhe përballja me drejtësinë! Këta një herë premtuan veting dhe ia lanë në dorë Artan Grubit – si përfundoi? U mbyll pa asnjë fryt! Shqiptarët e kanë kuptuar: BDI nuk reformohet! Shqiptarët e zakonshëm i linin me kontrata, kurse familjarët e BDI-së i punësonin me rroga të majme. Kjo është “reforma” e tyre!”, thonë nga VLEN.
The post VLEN: Kreshnik Bekteshi e tha troç, Artan Grubi ka qenë eksponenti kryesor i partisë! BDI nuk reformohet dot appeared first on InfoShqip.com.