VLEN nga Zhelina: Nuk kemi ardhur asnjëherë në pushtet duke e shfrytëzuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së

Zhelinë, 16 shtator – Koalicioni VLEN hapi shtabin zgjedhorë dhe promovi kandidatit për kryetar të komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu. Ibrahimi, gjatë fjalimit të tij në Zhelinë, iu përgjigj akuzave… The post VLEN nga Zhelina: Nuk kemi ardhur asnjëherë në pushtet duke e shfrytëzuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shtator 17, 2025 - 01:00
 0
VLEN nga Zhelina: Nuk kemi ardhur asnjëherë në pushtet duke e shfrytëzuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së

Zhelinë, 16 shtator – Koalicioni VLEN hapi shtabin zgjedhorë dhe promovi kandidatit për kryetar të komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

Ibrahimi, gjatë fjalimit të tij në Zhelinë, iu përgjigj akuzave të disa gazetarëve, se gjoja VLEN janë kundër UÇK-së dhe nuk po mbrojnë interesat shqiptare.

Ibrahimi ka theksuar se UÇK është vlera më e lartë e kombit, por fatkeqësisht është keqpërdorur gjaku i dëshmorëve nga pushtetet e kaluara.

“Më duhet t’ua kujtoj atyre se ne nuk kemi ardhur asnjëherë në pushtet duke e shfrytëzuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së. Asnjëherë nuk kemi dalur në skenë e të bërtasim UÇK, UÇK e t’u themi njerëzve të më votoni se unë dua ta blej Soravinë. Ne nuk i kemi vrarë asnjë ushtarë të UÇK-së. Në kohën tonë nuk është vrarë hoxha i Merovës, por është vrarë në kohën e qeverisjes së tyre. Andaj, të fundit, të cilët në këtë planet, është e mundur ta akuzojnë dikë se a ka respekt apo nuk ka respekt për UÇK-në janë ata.

Ne, kemi respektin e plotë për UÇK-në si vlera më e lartë e kombit dhe si suksesi më i lartë i kombit tonë. Por, u qoftë për turp atyre që e keqpërdorën gjakun e dëshmorëve të UÇK-së që ta pasurojnë veten dhe familjen e tyre. E nëqoftëse dikush prej atyre është i gatshëm të ballafaqohet në debat në çfarë vendi dëshiron e në cilin televizion dëshiron se si ata abuzuan me gjakun e dëshmorëve dhe thuajse e bënë zero gjakun e djersën e tyre dhe në Marrëveshjen e Ohrit, në preambulën e saj ,thuajse nuk ndryshuan asgjë në kuptimin e statusit të shqiptarëve, jam i gatshëm të ballafaqohem më secilin prej tyre”, theksoi Ibrahimi.

Bilall Kasami: Vota për Blerim Sejdiun është votë për çdo banorë të Zhelinës

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka thënë se fitorja në Zhelinë është e padiskutueshme, sepse Blerim Sejdiu, kandidati nga VLEN ka fituar në dy mandate edhe kur ishte vështirë të fitohet.

Por, kjo sot nuk diskutohet sipas tij ku dha madje një mesazh drejt banorëve: të shkohet derë më derë dhe të kërkohet vota e unifikimit që Zhelina përfundimisht ta mbyllë ciklin e projekteve dhe të bëhet komunë e urbanizuar dhe e zhvilluar.

“Vota për Blerimin është votë për çdo banorë të Zhelinës. Ai ka ditur të realizojë projekte edhe kur ka qenë në opozitë edhe kur ka qenë i bllokuar e lërë me sot kur ka përkrahjen e qeverisë”, tha Kasami në hapjen e Shtabit zgjedhor në Zhelinë.

Tha se këto nuk janë zgjedhje parlamentare të flitet për patriotizëm, por se janë zgjedhje lokale ku duhet folur për projekte.

“Pra janë zgjedhje që të keni në krye të komunës atë që është njeri i popullit dhe shërbëtor i popullit. Kjo dilemë është e zgjidhur dhe mesazhin e fitores, të parin do ta marrin këtu nga Zhelina dhe VLEN përfundimisht do të jetë fitues në të gjitha komunat”, tha Kasami.

Azizi nga Zhelina: Do ta shkulim korrupsionin nga çdo komunë shqiptare

Shefi i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it, Adnan Azizi, deklaroi nga Zhelina se qeverisja një vjeçare e VLEN-it po sjell rezultate për shqiptarët, ndërsa zhvillimi dhe përparimi do të marrë kuptim kur VLEN-i do të korrë fitore më 19 tetor në zgjedhjet lokale. Ai mes tjerash tha se gjatë qeverisjes një vjeçare, VLEN-i e ka goditur rëndë korrupsionin.

“Ne ia premë kokën korrupsionit në nivel qëndror, dhe tani dalë ngadalë po ia presim rrënjët edhe në çdo komunë shqiptare”, dekalroi Azizi.

Arben Fetai: BDI ka bërë shumë dëm, kanë lënë shumë punë të pakryera

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai tha sonte gjatë hapjes së Shtabit zgjedhor në Zhelinë se kandidati për komunën e Çairit, Bujar Osmani, është pasqyra më e mirë e një opozite të çoroditur që e ka humbur rrugën që në ditën e parë që kanë dalë në opozitë.

“Janë njerëz të kriminalizuar që kanë udhëhequr për një çerek shekulli dhe nuk janë dëshmuar askund dhe kanë bërë shumë dëm. Na kanë lënë shumë punë të pakryera dhe ata njerëz që janë në lista të zeza amerikane dhe që kanë shëtitur nëpër gjykata, sot na shesin mend për qeverisje, pozitën e shqiptarëve, pozitën e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Fetai.

Ai foli edhe për Marrëveshjen e Ohrit dhe tre shtyllat kryesore të saj.

“MO-ja nuk zhbëhet sepse kemi punësuar 2000 shqiptarë në këto 15 muaj në sektorin publik sa jemi në qeveri. Madje po forcohet parimi kushtetues i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat sepse më në fund pas 24 viteve kemi ligj për përfaqësim që e sollëm në qeveri”, tha ai.

Edhe gjuha shqipe si shtyllë e dytë e MO-së, tha ai nuk është prekur, sepse siç tha, “punuam që dygjuhësia të mbrohet si një ndër shtyllat kryesore të saj”.

“Po na sulmojnë edhe te shtylla e tretë siç është decentralizimi, që është sulmi më qesharak që marrim nga BD. BDI në komunat tona e dimë sa ka punuar, e dimë se si e ka gjetur Bilalli Tetovën, Blerimi Zhelinën, unë vij nga Likova atje si në shumë komuna tona nuk kemi ujë të pijshëm, përveç që nuk kemi ujë të pijshëm kemi ujë nga puset që helmon qytetarët”, nënvizoi Fetai.

The post VLEN nga Zhelina: Nuk kemi ardhur asnjëherë në pushtet duke e shfrytëzuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.