VLEN: Studeniçani meriton zhvillim dhe qeverisje të ndershme, mbështetje për Azem Sadikun

Nga koalicioni VLEN njoftojnë se përfaqësuesit e koalicionit, Izet Mexhiti, Zeqirija Ibrahimi dhe Arben Fetai, zhvilluan takim me kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadikun. Nga VLEN thonë se në raundin e dytë t[ zgjedhjeve lokale, do ta mbështesin Sadikun. “Në takim u diskutua për bashkërendimin e mbështetjes së VLEN-it në […] The post VLEN: Studeniçani meriton zhvillim dhe qeverisje të ndershme, mbështetje për Azem Sadikun appeared first on InfoShqip.com.

tetor 28, 2025 - 15:00
 0
VLEN: Studeniçani meriton zhvillim dhe qeverisje të ndershme, mbështetje për Azem Sadikun

Nga koalicioni VLEN njoftojnë se përfaqësuesit e koalicionit, Izet Mexhiti, Zeqirija Ibrahimi dhe Arben Fetai, zhvilluan takim me kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadikun. Nga VLEN thonë se në raundin e dytë t[ zgjedhjeve lokale, do ta mbështesin Sadikun.

“Në takim u diskutua për bashkërendimin e mbështetjes së VLEN-it në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, si dhe për planet zhvillimore të Studeniçanit dhe mundësitë që hapen për këtë komunë në bashkëpunim me pushtetin qendror.

VLEN dhe kandidati Sadiku ndajnë vizionin e përbashkët për zhvillimin e Karshiakës, për investime të reja, përmirësim të infrastrukturës dhe ndërtimin e një komune moderne e të qëndrueshme. Kandidati Azem Sadiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e VLEN-it dhe u zotua se do të vazhdojë projektet e filluara dhe do të punojë me përkushtim për interesat e qytetarëve të Studeniçanit”, thonë nga VLEN.

The post VLEN: Studeniçani meriton zhvillim dhe qeverisje të ndershme, mbështetje për Azem Sadikun appeared first on InfoShqip.com.