VMRO-DPMNE: Edhe BDI-ja e dinte se s’do të ndodhë asgjë, por duan tensione
Reagim ka pasur edhe nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, nga ku thanë se data 11 dhjetor erdhi dhe asgjë nuk ndodhi, dhe se këtë e dinte edhe BDI-ja, por ajo me qëllim krijon tensione, sepse siç shtuan, BDI-së nuk u interesojnë të drejtat e shqiptarëve, por duan të mbrojnë kriminelët në radhët e tyre si […]
Reagim ka pasur edhe nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, nga ku thanë se data 11 dhjetor erdhi dhe asgjë nuk ndodhi, dhe se këtë e dinte edhe BDI-ja, por ajo me qëllim krijon tensione, sepse siç shtuan, BDI-së nuk u interesojnë të drejtat e shqiptarëve, por duan të mbrojnë kriminelët në radhët e tyre si Artan Grubi e të tjerë, transmeton TV21.
“BDI me qëllim krijon një atmosferë të vazhdueshme të tensioneve etnike, këtë e bëjnë kur përballen me sfida dhe probleme për shkak të krimit dhe në këtë mënyrë duan të shpërqendrojnë vëmendjen”, tha Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.