VMRO: Grubi dhe ndihmësit e tij duhet të mbajnë përgjegjësi penale

Artan Grubi duhet të mbajë përgjegjësi për veprat penale. Ai është në listën e zezë në SHBA për shkak të veprave kriminale dhe korrupsionit, thonë nga VMRO-DPMNE. “Partneri strategjik ka ofruar prova se Grubi ka marrë ryshfet për të ndikuar në çështjet dhe vendimet gjyqësore. Grubi nuk ishte i vetëm që ndikoi në drejtësi, logjistika […]

dhjetor 14, 2024 - 14:00
 0  4
VMRO: Grubi dhe ndihmësit e tij duhet të mbajnë përgjegjësi penale

Artan Grubi duhet të mbajë përgjegjësi për veprat penale. Ai është në listën e zezë në SHBA për shkak të veprave kriminale dhe korrupsionit, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Partneri strategjik ka ofruar prova se Grubi ka marrë ryshfet për të ndikuar në çështjet dhe vendimet gjyqësore. Grubi nuk ishte i vetëm që ndikoi në drejtësi, logjistika për këtë ishin patericat e tij nga LSD. BDI dhe LSD së bashku kanë emëruar njerëzit e tyre në sistemin e drejtësisë për shtatë vjet. Gjyqtarët dhe prokurorët zgjidheshin nga selia e partisë së tyre.

Shtrohet pyetja në sa procese gjyqësore dhe në sa vendime gjyqësore LSD dhe BDI kanë ndikuar dhe penguar drejtësinë, apo në sa procedura civile kanë ndikuar për të marrë një vendim në favor të tyre?

Prandaj gjyqësori është tërësisht i komprometuar dhe me besimin e qytetarëve prej 2%. Duhet të ketë përgjegjësi për një degradim dhe ndërhyrje të tillë në gjyqësor. Të gjithë bashkëpunëtorët e Grubit, ashtu si ai, duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të përballen me drejtësinë para autoriteteve maqedonase. Prokuroria Publike nuk duhet të presë, por duhet të veprojë menjëherë dhe të sigurojë provat.

Nëse Shtetet e Bashkuara do të mund të siguronin provat e ndërhyrjes dhe ndikimit të Grubit në vendimet e gjykatave, të njëjtën gjë mund dhe duhet të japin organet tona hetimore. U bëjmë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve që të zgjohen dhe të fillojnë të bëjnë punën e tyre për të cilën paguhen nga qytetarët, sipas ligjit. Duhet të ketë përgjegjësi penale për Grubin dhe ndihmësit e tij në LSD dhe BDI”, thonë nga partia.