VMRO: Me Grubin, Despotovskin dhe Kovaçevskin, miliona u nxorën jashtë shtetit

LSDM dhe BDI lanë krimin dhe shkatërrimin, VMRO-DPMNE po rehabiliton sistemin dhe sundimin e ligjit, thonë nga VMRO-DPMNE. “Në periudhën e kaluar dolën në dritë disa lëndë penale nga të cilat shihet qartë se si LSD dhe BDI kanë grabitur shtetin. Nga krimi milionarë i Artan Grubit në Lotaria, përmes tenderëve milionash të Vasko Kovaçevskit […]

dhjetor 31, 2024 - 10:00
 0  7
VMRO: Me Grubin, Despotovskin dhe Kovaçevskin, miliona u nxorën jashtë shtetit

LSDM dhe BDI lanë krimin dhe shkatërrimin, VMRO-DPMNE po rehabiliton sistemin dhe sundimin e ligjit, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Në periudhën e kaluar dolën në dritë disa lëndë penale nga të cilat shihet qartë se si LSD dhe BDI kanë grabitur shtetin. Nga krimi milionarë i Artan Grubit në Lotaria, përmes tenderëve milionash të Vasko Kovaçevskit në TEC Manastir, deri te kontratat kriminale të Jovan Despotovskit në TIRZ, miliona janë avulluar nga shteti”, thonë nga VMRO-DPMNE.

“LSDM dhe BDI i shihnin ndërmarrjet shtetërore si një copë tortë për t’u ndarë. Dhe përderisa LDS dhe BDI kryen krime financiare nëpër institucione, ata lanë bandat të shpërthejnë në rrugë, të cilat tashmë janë pas hekurave. Preokupimi me tenderët milionarë të LSD-së dhe BDI-së, në vend të zbatimit të ligjit, kontribuoi që kriminelët të pushkatohen në rrugë, e gjithë kjo tani është në të kaluarën.

Qeveria e VMRO-DPMNE-së për një periudhë të shkurtër kohore arriti të nisë procedurat për përgjegjësi për një numër të madh krimesh dhe sundimi i ligjit po funksionon. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit vazhdon. Do të ketë përgjegjësi për këdo që ka kryer një krim”, shtojnë nga VMRO-DPMNE.