BDI uron Vitin e Ri 2025: Në 2024-tën nga kryeministri i parë shqiptar, kaluam te “shqiptarë të ndershëm”!

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë uruar Vitin e Ri 2025, duke përmendur ngjarjet politike të vitit 2024. Integristët thonë se mbeten të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, për të avancuar demokracinë multietnike dhe për të punuar pa u lodhur që çdo fëmijë në Maqedoninë e Veriut të rritet në një shoqëri […]

dhjetor 31, 2024 - 10:00
 0  7
BDI uron Vitin e Ri 2025: Në 2024-tën nga kryeministri i parë shqiptar, kaluam te “shqiptarë të ndershëm”!

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë uruar Vitin e Ri 2025, duke përmendur ngjarjet politike të vitit 2024. Integristët thonë se mbeten të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, për të avancuar demokracinë multietnike dhe për të punuar pa u lodhur që çdo fëmijë në Maqedoninë e Veriut të rritet në një shoqëri ku ëndrrat e tij nuk kufizohen nga përkatësia etnike.

“Një vit që filloi me zgjedhjen historike të Kryeministrit të parë me etni shqiptare në Maqedoninë e Veriut, një moment që mbushi çdo zemër shqiptare me krenari. Megjithatë, gjatë vitit, pamë një kontrast të thellë dhe alarmues—një kthesë të plotë. Ajo që filloi si hap përpara, u shndërrua në një vit pengesash për shqiptarët. E drejta për vetëidentifikim u sulmua dhe u ndalua nga Gjykata Kushtetuese, duke sfiduar një nga liritë themelore të popullit tonë. Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë, u nënvlerësua. Ëndrra europiane u pamundësua, Mekanizmat e përfaqësimit të drejtë, të sanksionuara nga Marrëveshja e Ohrit, u çmontuan. Flamuri shqiptar, simboli ynë i krenarisë, u nënçmua, ndërsa aktet e poshtërimit u festuan. Alfabeti ynë kombëtar, që bashkon të gjithë shqiptarët, u ndalua, duke goditur në zemër të identitetit dhe arsimit tonë kombëtar”, thonë nga BDI, duke shtuar se “asnjë sulm ndaj identitetit, gjuhës apo të drejtave shqiptare nuk mund ta zbehë shpirtin e popullit shqiptar”.