Voziste në drejtimin e kundërt në autoban Shkup-Veles, arrestohet shoferi 81-vjeçar
M.A., 81 vjeç nga Kriva Pallanka, është ndaluar dje pasdite nga policia pasi po drejtonte automjetin në drejtim të kundërt në autostradën Shkup – Veles. Në orën 17:30, M.A. po drejtonte automjetin e tij në autostradën Shkup – Veles, kur në pikën pagesore “Sopot” pranë Velesit, u ndalua nga zyrtarët policorë të Njësisë Mobile për […]
M.A., 81 vjeç nga Kriva Pallanka, është ndaluar dje pasdite nga policia pasi po drejtonte automjetin në drejtim të kundërt në autostradën Shkup – Veles.
Në orën 17:30, M.A. po drejtonte automjetin e tij në autostradën Shkup – Veles, kur në pikën pagesore “Sopot” pranë Velesit, u ndalua nga zyrtarët policorë të Njësisë Mobile për Siguri në Trafikun Rrugor, pasi po lëvizte në kahun e kundërt në autostradë.
Siç njoftuan pasditen e sotme nga SPB Veles, gjatë një kontrolli të trafikut në pikën pagesore “Sopot”, është ndaluar automjeti i tipit “Hyundai” me targa të Kriva Pallankës, i drejtuar nga 81-vjeçari M.A., ku u konstatua se ai po lëvizte në drejtim të kundërt në autostradë.
Me udhëzim të prokurorit publik, ai është shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse, njoftuan nga SPB Veles.