Vrasja e Muhamed Likës, të arrestuarit me të kaluar kriminale, ekstremiste, përfshirjen në “terrorizëm” duhet verifikuar

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se disa nga të dyshuarit në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, kanë të kaluar kriminale. Ai tha se disa prej tyre kanë qenë të arrestuar për raste që lidhen me thirrje ekstremiste. “Ne kemi arritur të sigurojmë prova, dëshmi të cilat e lidhin këtë grup kriminal

Prill 21, 2025 - 13:01
 0  6
Vrasja e Muhamed Likës, të arrestuarit me të kaluar kriminale, ekstremiste, përfshirjen në “terrorizëm” duhet verifikuar
vrasja-e-muhamed-likes,-te-arrestuarit-me-te-kaluar-kriminale,-ekstremiste,-perfshirjen-ne-“terrorizem”-duhet-verifikuar

vrasja-e-muhamed-likes,-te-arrestuarit-me-te-kaluar-kriminale,-ekstremiste,-perfshirjen-ne-“terrorizem”-duhet-verifikuar

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se disa nga të dyshuarit në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, kanë të kaluar kriminale.

Ai tha se disa prej tyre kanë qenë të arrestuar për raste që lidhen me thirrje ekstremiste.

“Ne kemi arritur të sigurojmë prova, dëshmi të cilat e lidhin këtë grup kriminal me vrasjen e rreshterit tonë. Mbetet të shihet backgroundi i tyre. Disa nga ta kanë pasur të kaluar kriminale, kanë qenë të arrestuar edhe për raste të mëhershme, e që ndërlidhen me thirrje ekstremiste. Për çështjen e terrorizmit duhet ta shohim pastaj sepse hetimet duhet të vazhdojnë tutje për ta vërtetuar këtë punë, por janë persona të dyshuar, të rrezikshëm, të cilët ne dyshojmë që e kanë kryer këtë vrasje, e kanë planifiku dhe po ashtu e kanë ekzekutuar”, tha ai.