Vrasja e rëndë në Gjakovë: Shteti në kërkime intensive për kapjen e autorit të krimit

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka publikuar komunikatë zyrtare lidhur me vrasjen e sotme, duke thënë se pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore dhe Kryeprokurori. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në

Mars 16, 2026 - 13:00
 0
Vrasja e rëndë në Gjakovë: Shteti në kërkime intensive për kapjen e autorit të krimit
vrasja-e-rende-ne-gjakove:-shteti-ne-kerkime-intensive-per-kapjen-e-autorit-te-krimit

vrasja-e-rende-ne-gjakove:-shteti-ne-kerkime-intensive-per-kapjen-e-autorit-te-krimit

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka publikuar komunikatë zyrtare lidhur me vrasjen e sotme, duke thënë se pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore dhe Kryeprokurori.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë. Në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë”. Prokuroria gjithashtu ka njoftuar se i dyshuari është identifikuar dhe akoma ndodhet në kërkim.

“Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim”, thuhet në njoftim.

Prokuroria njoftoi se janë duke u mbledhur provat dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast./Klankosova.tv