Vrasje pas përleshjes me qen në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë për të pandehurin E.B.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.B., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 11 gusht për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas aktakuzës, më datë 10 gusht rreth

shtator 29, 2025 - 13:00
 0
Vrasje pas përleshjes me qen në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë për të pandehurin E.B.
Vrasje pas përleshjes me qen në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë për të pandehurin E.B.

Vrasje pas përleshjes me qen në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë për të pandehurin E.B.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.B., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 11 gusht për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më datë 10 gusht rreth orës 20:30, në lagjen “Tusus”, në rrugën “Lapidari” në Prizren, i pandehuri E.B., me dashje dhe në mënyrë dinake duke shfrytëzuar besimin e viktimës H.Sh., e ka privuar nga jeta.

Më tej bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas organizimit të një përleshjeje mes qenve, ku pas përfundimit të saj, viktima ishte duke u larguar nga vendi i ngjarjes. I pandehuri e ka ndjekur atë dhe më pas, duke përdorur një mjet të mprehtë – thikë, e ka sulmuar papritur viktimën duke e goditur tri herë në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të autopsisë të datës 22.09.2025, lëndimet kanë shkaktuar gjakderdhje të brendshme të rëndë në regjionin e majtë të kraharorit, e cila ka rezultuar me vdekjen e viktimës.

“Gjithashtu, i pandehuri E.B., ka poseduar pa leje valide armën e ftohtë – thikën me gjatësi tehu prej 10 cm dhe dorezë 12 cm, me të cilën i ka shkaktuar vdekjen viktimës H.Sh. Me këto veprime i njëjti ka kryer veprat penale ‘Vrasja e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Sa i përket veprës penale ‘Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve’, rasti është duke u trajtuar nga Departamenti i Përgjithshëm, në kuadër të procedurave hetimore përkatëse, ndaj dy të dyshuarve tjerë, të cilët kanë organizuar luftën me qen”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit.