VV e bën për ‘pesë pare’ LDK-në në Prishtinë, ja sa përqind të votave mori

Kur janë numëruar 100% të votave në Prishtinë, e cila udhëhiqet nga LDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë e para. Kjo parti ka marrë 52.94% apo 60 mijë e 696 vota. E dyta del të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës me 21.98% apo 25 mijë e 196 vota. Në vend të treta është renditur Partia […]

dhjetor 29, 2025 - 15:00
 0
VV e bën për ‘pesë pare’ LDK-në në Prishtinë, ja sa përqind të votave mori
Prishtina prin për nga numri i votuesve

Prishtina prin për nga numri i votuesve

Kur janë numëruar 100% të votave në Prishtinë, e cila udhëhiqet nga LDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë e para.

Kjo parti ka marrë 52.94% apo 60 mijë e 696 vota.

E dyta del të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës me 21.98% apo 25 mijë e 196 vota.

Në vend të treta është renditur Partia Demokratike e Kosovës, me 19.17% apo 21 mijë e 984 vota.

Ndërsa në vend të katërt AAK me 3.66% apo 4 mijë e 193 vota.

Në Prishtinë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 119 mijë e 382 qytetarë nga 219 mijë e 516 gjithsej.

Nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, kanë mbetur pa numëruar në total edhe 9 vendvotime.

Sipas të dhënave të përditësuara, janë numëruar 2,548 nga 2,557 vendvotime, ku Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 49.30% të votave apo 431,442 vota.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.00% apo 183,826 vota

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.57% (118,772 vota).

AAK e katërta me 5.68% të votave, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4.78%. NISMA Socialdemokrate renditet me 1.71% të votave.