VValdet Xhaferi: Qeveria nga dështimi në dështim – në pikëpyetje edhe Korridori 8
Valdet Xhaferi nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit rreth projektit strategjik Korridori 8, duke akuzuar qeverinë për mungesë vizioni dhe rezultate konkrete. Sipas Xhaferit, The post VValdet Xhaferi: Qeveria nga dështimi në dështim – në pikëpyetje edhe Korridori 8 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Valdet Xhaferi nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit rreth projektit strategjik Korridori 8, duke akuzuar qeverinë për mungesë vizioni dhe rezultate konkrete.
Sipas Xhaferit, qeveria aktuale “po shkon nga dështimi në dështim”, ndërsa vuri në dukje se tashmë edhe realizimi i Korridorit 8 është vënë seriozisht në pikëpyetje.
“Kjo qeveri po shkon nga dështimi në dështim! Tashmë edhe Korridori 8 vihet në pikëpyetje – një projekt jetik për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen e vendit me rajonin dhe Evropën,” deklaroi Xhaferi.
Ai theksoi se në vend të progresit, vendi po përballet me stagnim dhe mungesë përgjegjësie institucionale.
“Në vend të progresit, kemi stagnim. Në vend të vizionit, kemi mungesë përgjegjësie,” u shpreh ai.
Xhaferi paralajmëroi se çdo anulim apo zvarritje e këtij projekti madhor do të ketë pasoja të drejtpërdrejta për të ardhmen ekonomike të qytetarëve.
“Anulimi apo zvarritja e Korridorit 8 nuk është vetëm dështim politik – është goditje direkte ndaj të ardhmes së qytetarëve,” theksoi ai.
Në fund, ai bëri thirrje për më shumë përgjegjësi dhe veprime konkrete nga institucionet.
“Mjaft më me arsyetime! Qytetarët meritojnë zhvillim, jo kthim mbrapa!” përfundoi Xhaferi. Gazeta Flaka
The post VValdet Xhaferi: Qeveria nga dështimi në dështim – në pikëpyetje edhe Korridori 8 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .