Xheneta nuk po e ‘harron’ Gjestin: Mendoja se më priste jashtë
Ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu, ka folur për herë të parë sa i përket raportit të saj me këngëtarin. E ftuar në “Big Brother Fan Club”, ajo pretendon se banori i BBVIP 4 nuk ka pasur kurrë ndjenja për të dhe se çdo gjë ka qenë një lojë e tij. Gjërat që duhet të mi […]
![Xheneta nuk po e ‘harron’ Gjestin: Mendoja se më priste jashtë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-2.png)
![](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-2.png)
Ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu, ka folur për herë të parë sa i përket raportit të saj me këngëtarin.
E ftuar në “Big Brother Fan Club”, ajo pretendon se banori i BBVIP 4 nuk ka pasur kurrë ndjenja për të dhe se çdo gjë ka qenë një lojë e tij.
Gjërat që duhet të mi thoshte mua, duhet të ishte transparent dhe me mua dhe me publikun. Jo vetëm t’ia thoshte vetëm publikut, se ai ishte i lidhur me mua e jo me publikun.
Unë mendoja se ai më priste mua jashtë. Kam pyetur në dhomën e rrëfimit, kam pyetur në Prime. Mendoja se ishte keq psikologjikisht.
Tradhti është shumë fjalë e madhe, por ka të bëjë me pjesën e mashtrimit, sepse duhet të sqarohej me mua njëherë. Nëse unë e kam lënduar shumë atë, duhet të çonte një mesazh që me mua s’donte të kishte më”, u shpreh ndër të tjera Xheneta.