Jozi pas deklaratës së rëndë ndaj Gjestit: Nuk doja të prekja shqiptarët e Kosovës, jam penduar

Joz Marku në emisionin ‘Fan Club’ ka folur pas përjashtimit nga Big Brother VIP Albania 4. Ai u përjashtua nga ky format pas fjalës së rëndë ndaj Gjestit, ku e quajti ‘kop** shkine’. I njëjti për këtë tha se u pendua dhe se e kuptoi gabimin menjëherë, por thekson se nuk e kishte për të. […]

shkurt 9, 2025 - 20:00
 0  6
Jozi pas deklaratës së rëndë ndaj Gjestit: Nuk doja të prekja shqiptarët e Kosovës, jam penduar

Joz Marku në emisionin ‘Fan Club’ ka folur pas përjashtimit nga Big Brother VIP Albania 4.

Ai u përjashtua nga ky format pas fjalës së rëndë ndaj Gjestit, ku e quajti ‘kop** shkine’.

I njëjti për këtë tha se u pendua dhe se e kuptoi gabimin menjëherë, por thekson se nuk e kishte për të.

Ish-banori shton tutje se nuk kishte për qëllim të prekte shqiptarët e Kosovës.

“Patjetër që e kuptova, u mundova të merrja një shembull thjesht për ndërgjegjësimin e të kërkimit të faljes. Nuk ishte aspak drejtuar atij dhe aspak për qëllim jashtë asaj shtëpie, për të prekur pjesën e shqiptarëve të Kosovës”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Patjetër që jam penduar, jam penduar edhe atë ditë, përdori kartën e viktimizimit”.

Pas Jozit, sot (e diel) u përjashtua edhe G Bani, i cili e goditi në fytyrë me shuplakë Gjestin.