Xuxi uron Gjestin për fitoren e Big Brother VIP Albania: Ka sakrifikuar shumë, është i bërë për atë format
Naim Bunjaku – Xuxi ka uruar Gjestin për fitore në Big Brother VIP Albania 4. Në një intervistë për “Robi plaket kur don vet”, ai thotë se e ka merituar plotësisht fitoren për lojën që ka bërë. I njëjti tutje theksoi se ka qenë djalë shumë i mirë dhe se ka sakrifikuar për atë lojë. […]

Naim Bunjaku – Xuxi ka uruar Gjestin për fitore në Big Brother VIP Albania 4.
Në një intervistë për “Robi plaket kur don vet”, ai thotë se e ka merituar plotësisht fitoren për lojën që ka bërë.
I njëjti tutje theksoi se ka qenë djalë shumë i mirë dhe se ka sakrifikuar për atë lojë.
Në një anë tjetër, Xuxi shton se këngëtari pejan është i bërë pikërisht për këtë reality shou.
“Jam gëzuar shumë sinqerisht. E kam përkrahur në mënyrën time, në Instagram kryesisht. Jam i kënaqur se djali është i bërë për atë format, mosha e tij, jo obligime me lënë jashtë, prindërit shëndoshë e mirë”, u shpreh ajo.
Tutje tha: “Djalë shumë intelegjent, ka ditur t’i lidhë gjërat. Ka qenë djalë shumë i mirë, nuk e ka ofenduar askënd. Ka sakrifikuar për atë punë, gjashtë muaj të qëndroj mbyllur”.
Xuxi dhe Gjesti kanë qenë së bashku në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, ku më pas ky i fundit kaloi në Shqipëri.