Nico Williams i trondit ekipet angleze: Kaq ka kërkuar pagë nga Arsenali dhe Chelsea

Arsenali dhe Chelsea janë ndër klubet që po monitorojnë anësorin e Athletic Bilbaos, Nico Williams. Por kërkesat e larta të 22-vjeçarit për pagë mund të jenë një pengesë e rëndësishme në çdo transferim të mundshëm veror. Sipas Goal, përfaqësuesit e Williams kërkojnë një pagë rreth 500 mijë euro në javë për spanjollin, kontrata aktuale e […]

Prill 30, 2025 - 03:00
 0  5
Nico Williams i trondit ekipet angleze: Kaq ka kërkuar pagë nga Arsenali dhe Chelsea

Arsenali dhe Chelsea janë ndër klubet që po monitorojnë anësorin e Athletic Bilbaos, Nico Williams.

Por kërkesat e larta të 22-vjeçarit për pagë mund të jenë një pengesë e rëndësishme në çdo transferim të mundshëm veror.

Sipas Goal, përfaqësuesit e Williams kërkojnë një pagë rreth 500 mijë euro në javë për spanjollin, kontrata aktuale e të cilit skadon në qershor 2027.

Ai po kërkon rreth 24 milionë euro pagë në vit, gjë që ka stepur paksa Arsenalin dhe Chelsean, dy klubet që e duan më shumë.

Pavarësisht interesit në rritje, mbetet e mundur që anësori shumë i vlerësuar të nënshkruajë një kontratë të re me ekipin bask, potencialisht me një klauzolë lirimi të rishikuar.

Transfermarkt aktualisht e vlerëson Williamsin me 70 milionë euro.

Nico Williams është paraqitur në 43 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 11 gola dhe duke kontribuar me 7 asiste.