Bajqinovci: Me Nismën kemi diskutuar vetëm për koalicionin qeverisës, jo për kryeparlamentarin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se çështja e kryetarit të Kuvendit nuk është e diskutueshme me askënd e as me Nismën Socialdemokrate. Bajqinovci ka thënë se më këtë parti kanë pasur diskutime sa i përket ndarjes së posteve qeveritare, por jo edhe për kryetarin e Kuvendit. “Me Nismën ka diskutime në nivel


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se çështja e kryetarit të Kuvendit nuk është e diskutueshme me askënd e as me Nismën Socialdemokrate.
Bajqinovci ka thënë se më këtë parti kanë pasur diskutime sa i përket ndarjes së posteve qeveritare, por jo edhe për kryetarin e Kuvendit.
“Me Nismën ka diskutime në nivel të ndarjes së Qeverisë, jo të Kuvendit. Çështja e kryetarit të Kuvendit nuk vendoset në diskutim, këtë duhet me pas parasysh”, ka thënë Bajqinovci në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
I pyetur nëse është diskutuar që Fatmir Limaj të jetë i propozuar për kryeparlamentar, ai ka thënë se kjo është diskutuar në media, por që diçka të tillë sipas informacioneve që ai ka nuk ka ndodhë.
Të martën ka dështuar edhe një përpjekje për konstituim të Kuvendit, që është e teta me radhë.
Në këtë seancë, e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu mori 54 vota, 3 më pak se në seancat e kaluara.