Mjeshtri i afrimeve falas, Marotta transferon yllin më të kërkuar në Europë

Një tjetër kryevepër nga Marotta. Interi nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm. Marotta po shqyrton sikurse ka bërë zakonisht sezonet e fundit situatën e lojtarëve që u skadon kontrata. Sipas Calciomercato, Inter është përfshirë në garë për qendërmbrojtësin gjerman, Jonathan Tah. Tah ka vendosur që të […]

Prill 29, 2025 - 20:00
 0  4
Mjeshtri i afrimeve falas, Marotta transferon yllin më të kërkuar në Europë

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Interi nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Marotta po shqyrton sikurse ka bërë zakonisht sezonet e fundit situatën e lojtarëve që u skadon kontrata.

Sipas Calciomercato, Inter është përfshirë në garë për qendërmbrojtësin gjerman, Jonathan Tah.

Tah ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me Bayer Leverkusen dhe disa skuadra të mëdha si Barcelona, Bayer Mynih, Arsenal, Tottenham janë në garë për të.

Inter konsiderohet favorit, pasiqë me zikaltrit Tah do ta ketë të garantuar pozitën e titullarit.