Zana Spahiu jep dorëheqje nga u.d e drejtorëshës në RTK
Zana Spahiu ofron dorëheqje nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK. Ushtruesja detyrës së drejtoreshës së RTK-së, Zana Spahiu ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë. Veprimi i saj vije pasi RTK ditë më parë ka publikuar një artikull nga një medium boshnjakë i cili përmend dy media kosovare se financohen nga Serbia për të dëmtuar […]
Zana Spahiu ofron dorëheqje nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK.
Ushtruesja detyrës së drejtoreshës së RTK-së, Zana Spahiu ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë.
Veprimi i saj vije pasi RTK ditë më parë ka publikuar një artikull nga një medium boshnjakë i cili përmend dy media kosovare se financohen nga Serbia për të dëmtuar Qeverinë e Kosovës.
Ky artikull më pas ishte shpërndarë nga disa deputetë të VV-së.
Për artikullin e publikuar janë distancuar edhe disa redaktor të mediumit publik, ndërsa Bordi i RTK-së kishte kërkuar nga menaxhmenti themelimin e një komisioni për sqarim të detajuar të rastit.
Për artikullin e publikuar ka raguar edhe redaktori i lajmeve, Jeton Musliu, i cili edhe është distancuar nga ky publikim.
Reagime ka pasur edhe nga AGK e disa organizata ndërkombëtare.