Vëngu në ministerialin e NATO-s në Bruksel: Rianfirmova mbështetjen e palëkundur të vendit tonë ndaj Ukrainës!

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu ishte i pranishëm në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Bruksel. Përmes një postimi në rrjete sociale, ministri thotë se në takim rikonfirmoi edhe njëherë angazhimin e Shqipërisë krah vendeve aleate për një mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës. “Në takimin me homologët e vendeve pjesëmarrëse në […]

tetor 18, 2024 - 04:00
 0  9
Vëngu në ministerialin e NATO-s në Bruksel: Rianfirmova mbështetjen e palëkundur të vendit tonë ndaj Ukrainës!

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu ishte i pranishëm në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Bruksel. Përmes një postimi në rrjete sociale, ministri thotë se në takim rikonfirmoi edhe njëherë angazhimin e Shqipërisë krah vendeve aleate për një mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës.

“Në takimin me homologët e vendeve pjesëmarrëse në koalicionin për Mposhtjen e ISIS të mbledhur nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u konfirmua vendosmëria e koalicionit për të vijuar angazhimin dhe përpjekjet e përbashkëta në Irak.

Fokusi i ditës së parë të takimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s në Bruksel ishte lufta në Ukrainë si dhe bashkepunimi me vendet partnere të Indo-Paqësorit.

Në lidhje me Ukrainën, rikonfirmova angazhimin e vendit tonë, krah vendeve aleate në mbështetje të palëkundur për Ukrainën në përpjekjet e saj për stabilitet dhe siguri. Do negociohet mes dy vendeve mbi “Marrëveshjen mbi bashkëpunimin për sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës”, ndërkohë që Shqipëria do të angazhohet për të ofruar trajnim për personelin ushtarak të Ukrainës”, shkruan ministri.