Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin, ja emri nga radhët e PS-së që pritet të marrë nesër mandatin e deputetit
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet që ditën e nesërme të zhvilloj një seancë publike, ku do të shqyrtohet zëvendësimi i mandatit të lënë nga Jurgis Çyrbja, ish-deputet i Partisë Socialiste. Përmes një njoftimi zyrtar, seanca do të zhvillohet në orën 13:00. Po ashtu në njoftim bëhet me dije se vendin e ish-deputetit socialist pritet ta […]
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet që ditën e nesërme të zhvilloj një seancë publike, ku do të shqyrtohet zëvendësimi i mandatit të lënë nga Jurgis Çyrbja, ish-deputet i Partisë Socialiste.
Përmes një njoftimi zyrtar, seanca do të zhvillohet në orën 13:00.
Po ashtu në njoftim bëhet me dije se vendin e ish-deputetit socialist pritet ta zërë Erjon Meka, i cili ka qenë në listat e PS për zgjedhjet e 2021.
Njoftimi i plotë:
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Premte, datë 18.10.2024 në orën 13:00.
Rendi i ditës:
Çështje për shqyrtim rishtas:
Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës, z. Erjon Shërbet Meka.”