“Zbutet” Trump, e quan Zelenksyn “burrë të mirë” – thotë se do të flasë me Putinin t’i japë fund luftës

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur “djalë të mirë” homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Këto fjalë i tha para takimit të tyre në samitin e NATO-s në Hagë sot ku do të flasin për “hallet” e këtij të fundit. “Qartazi, do t’i diskutojmë vështirësitë, ai ka vështirësitë e veta”, u është përgjigjur Trumpi

qershor 25, 2025 - 19:30
 0  5
“Zbutet” Trump, e quan Zelenksyn “burrë të mirë” – thotë se do të flasë me Putinin t’i japë fund luftës
“Zbutet” Trump, e quan Zelenksyn “burrë të mirë” – thotë se do të flasë me Putinin t’i japë fund luftës

“Zbutet” Trump, e quan Zelenksyn “burrë të mirë” – thotë se do të flasë me Putinin t’i japë fund luftës

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur “djalë të mirë” homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Këto fjalë i tha para takimit të tyre në samitin e NATO-s në Hagë sot ku do të flasin për “hallet” e këtij të fundit.

“Qartazi, do t’i diskutojmë vështirësitë, ai ka vështirësitë e veta”, u është përgjigjur Trumpi mediave për Zelenskyn.

“Zelensky është njeri i mirë, do ta takoj atë sot. Nuk e di, por supozoj që do të diskutojmë për Ukrainën”, u ka thënë Trumpi reporterëve.

Ky takim do të jetë i pari midis tyre që nga prilli kur ata kishin folur shkurt në funeralin e Papa Franceskut në Romë.