Zemaj i LDK-së: Greva e punëtoreve teknik të Kuvendit- shembull që tregon si trajtohen problemet nga një qeveri që proklamohej e majtë

Në lidhje me grevën e punëtorëve deputeti i LDK-së, Armend Zema, ka kritikuar qeverinë dhe Kuvendin, duke e cilësuar grevën si një shembull të trajtimit të klasës punëtore nga një qeveri që vetë proklamohet e majtë, por që po injoron kërkesat e punëtorëve. ‘’ Greva e punëtoreve teknike të Kuvendit është edhe një shembull që

Nëntor 6, 2024 - 18:00
 0  5
Zemaj i LDK-së: Greva e punëtoreve teknik të Kuvendit- shembull që tregon si trajtohen problemet nga një qeveri që proklamohej e majtë
zemaj-i-ldk-se:-greva-e-punetoreve-teknik-te-kuvendit-shembull-qe-tregon-si-trajtohen-problemet-nga-nje-qeveri-qe-proklamohej-e-majte

zemaj-i-ldk-se:-greva-e-punetoreve-teknik-te-kuvendit-shembull-qe-tregon-si-trajtohen-problemet-nga-nje-qeveri-qe-proklamohej-e-majte


Në lidhje me grevën e punëtorëve deputeti i LDK-së, Armend Zema, ka kritikuar qeverinë dhe Kuvendin, duke e cilësuar grevën si një shembull të trajtimit të klasës punëtore nga një qeveri që vetë proklamohet e majtë, por që po injoron kërkesat e punëtorëve.

‘’ Greva e punëtoreve teknike të Kuvendit është edhe një shembull që tregon si trajtohen problemet e klasës punëtore, nga një qeveri që proklamohej e majtë, përveç që s’po reagojnë për tu bërë zgjidhje, po injorohen, me arrogancë të plotë’’, tha Zemaj për FrontOnline.

Sipas Zemajt, as Qeveria dhe as Kuvendi, të udhëhequr nga Vetëvendosje, nuk kanë treguar asnjë vullnet për të adresuar kërkesat e punëtorëve, duke i lënë ata të injoruar dhe pa zgjidhje.

‘’ As Qeveria as Kuvendi i udhëhequr nga VV nuk e kanë marre as mundin më të vogël për ta adresuar çështjen e tyre’’, tha Zemaj.

Zema shtoi se është e dhimbshme të shohësh gratë punëtore që mbajnë familjet e tyre, ndërsa pushtetarët nuk po bëjnë asnjë përpjekje për t’u ofruar ndihmë dhe për të gjetur një zgjidhje për ta.

‘’ E dhimbshme t’i shohim ato gra punëtore që mbajnë familjet e tyre me mund sesi askush nga pushtetarët as nuk përpiqet të bëjë as edhe zgjidhjen më të vogël’’, përfundoi Zemaj.