Zenku: Retorika po ashpërsohet, rrezik nga tensione ndëretnike në fushatën lokale
Kabranov dhe Zenku për Frontline analizojnë skenën parazgjedhore: në bllokun shqiptar duel BDI–VLEN, ndërsa në atë maqedonas dominim i VMRO–DPMNE-së dhe goditje ligjore ndaj opozitës. Para zgjedhjeve lokale të vitit The post Zenku: Retorika po ashpërsohet, rrezik nga tensione ndëretnike në fushatën lokale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kabranov dhe Zenku për Frontline analizojnë skenën parazgjedhore: në bllokun shqiptar duel BDI–VLEN, ndërsa në atë maqedonas dominim i VMRO–DPMNE-së dhe goditje ligjore ndaj opozitës.
Para zgjedhjeve lokale të vitit 2025, skena politike në Maqedoninë e Veriut po hyn në një retorikë të nxehtë parazgjedhore. Gazetari dhe analisti politik me përvojë, Aco Kabranov, vlerëson se në bllokun politik shqiptar, edhe para nisjes zyrtare të fushatës, është ndezur një luftë e ashpër fjalësh mes BDI-së dhe VLEN-it, konkretisht mes kandidatëve për Çair, Osmani dhe Mexhiti.
“Ky komunë do të jetë fushë për fushatën më të ashpër, sepse që me përzgjedhjen e kandidatëve u paralajmërua një përballje deri në fund për matjen e forcave,” tha ai.
Sipas Kabranovit, në bllokun maqedonas situata është më e qartë – partia në pushtet VMRO–DPMNE ka përparësi, por tashmë vërehen presione ndaj kandidatëve opozitarë.
“Pushteti, që para fillimit të fushatës, ngriti kallëzime penale kundër kryetarëve aktualë të komunave nga LSDM, që është sinjal se MPB do të jetë fuqishëm e përfshirë në zgjedhje,” paralajmëron ai, duke shtuar se funksionarë të partisë në pushtet tashmë po i shoqërojnë aktivisht kandidatët e tyre, ndërsa Komisioni Antikorrupsion po hesht.
Gazetari dhe analisti politik, Driton Zenku, për Frontline shton se retorika në të dy blloqet politike po ashpërsohet me fokus tek temat identitare, ekonomike dhe lokale.
“Partitë shqiptare theksojnë nevojën për forcimin e pjesëmarrjes politike dhe ekonomike të shqiptarëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, ndërsa partitë maqedonase fokusohen tek zhvillimi, infrastruktura dhe integrimi euroatlantik,” thekson ai.
Zenku pret që fushata për zgjedhjet lokale të jetë një kombinim mes mesazheve pozitive për zhvillim dhe kritikave të ashpra ndaj kundërshtarëve, me theks tek projektet lokale, por edhe me rrezikun e shtimit të tensioneve ndëretnike.
Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 19 tetor, ndërsa rrethi i dytë dy javë pas tij.
The post Zenku: Retorika po ashpërsohet, rrezik nga tensione ndëretnike në fushatën lokale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
