Zenku: Micksoski flet për “qendra të fuqisë”, por nuk i precizon – strategji tipike parazgjedhore
Pas zjarreve të fundit, përfshirë atë në Trubarevë ku u dogj një depo për mbeturina elektronike, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se “dikush ka interes nga kjo situatë në shtet” dhe The post Zenku: Micksoski flet për “qendra të fuqisë”, por nuk i precizon – strategji tipike parazgjedhore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Pas zjarreve të fundit, përfshirë atë në Trubarevë ku u dogj një depo për mbeturina elektronike, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se “dikush ka interes nga kjo situatë në shtet” dhe se “do të ketë edhe më tej të tilla diversione, sepse ekzistojnë qendra të fuqisë që nuk duan që kjo qeveri të ketë sukses”. Ai theksoi se pushteti do të vazhdojë të luftojë dhe në fund do të triumfojë, shkruan Lokalno.mk
Në të kundërt, ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, dha një version tjetër për zjarrin në deponinë e Vardarishtes – duke thënë se një pjesë e vogël e personave që jetojnë aty dyshohen për zjarrvënie, por problemi është i akumuluar me vite dhe nuk mund të zgjidhet brenda një jave.
Politikani dhe analisti Driton Zenku për “Lokalo” vlerëson se në Maqedoni ekzistojnë ndikime dhe presione që mund të quhen “luftë hibride”, por shton se Mickoski kur përdor këtë term nuk sqaron se cilat janë ato “qendra të fuqisë”.
“Realisht, ai është më afër me triadën Orban–Vuçiq–Dodik, e cila është burim i këtyre ndikimeve hibride në rajon, dhe jo me qendrat perëndimore. Nëse aludon në Evropë, atëherë kjo është përpjekje për t’u paraqitur si viktimë e ‘fuqive të mëdha’ që nuk e lejojnë të ketë sukses,” thotë Zenku.
Ai thekson se edhe pas akuzave të pushtetit, LSDM dhe BDI përdoren ende si “armik i përhershëm i brendshëm” në retorikën e VMRO–DPMNE-së.
“Sado që nuk janë më në pushtet, as në qeveri qendrore e as në shumicën e komunave, ata shërbejnë si justifikim për çdo krizë. Deklaratat e tipit ‘Idrizova është afër Trubarevës’ nuk janë vetëm paralajmërime juridike – ato janë mesazhe politike për votuesit: ‘ne jemi të fortë, ata do të përfundojnë në burg’. Pra, më shumë është retorikë partiake për mobilizim se sa kërcënim real,” nënvizon Zenku.
Sipas tij, thelbi është i qartë – kjo është një strategji klasike parazgjedhore: shpërndarje frike, krijim armiqsh, retorikë për konspiracione.
“Pyetja është deri kur qytetarët do ta blejnë këtë tregim kur realiteti çdo ditë e rrëzon,” shton Zenku, duke theksuar se pushteti është i frikësuar për “fitoren e madhe në Shkup” pas zhvillimeve të fundit.
Zenku vëren se tek pushteti shihet nervozizëm: “Shkupit i është shitur një ‘fitore historike’, por zjarret, deponitë dhe kaosi në menaxhim i zbuluan dobësitë. Mickoski e di se Shkupi është vitrinë: nëse aty shfaqet paaftësi, bie në ujë gjithë narrativa për sukses dhe ndryshim. Prandaj ai e zhvendos temën tek ‘armiqtë e jashtëm’ dhe ‘tradhtarët e brendshëm’, me kërcënime dhe frikë për ta mbajtur elektoratin të mobilizuar.”
Nga ana tjetër, analisti Besim Nebiu thotë se përdorimi i termit “luftë hibride” në diskursin publik shpesh përzien dezinformata, ndikime mediatike dhe presione ekonomiko–politike. Ai thekson se edhe brenda qeverisë nuk ka një narrativë të unifikuar, pasi Mickoski dhe Toshkovski dalin me versione të ndryshme.
Opozita (LSDM dhe BDI) e akuzon qeverinë për paaftësi në menaxhimin e krizës, ndërsa ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, u kritikua se gjatë kohës së zjarrit zhvillonte aktivitete partiake në Çair, gjë që ai e mohoi duke thënë se ishte në koordinim me shtabin qeveritar. Flaka
The post Zenku: Micksoski flet për “qendra të fuqisë”, por nuk i precizon – strategji tipike parazgjedhore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
