Probleme me shpërndarjen e votave në diasporë
Fletët e votimit po lihen poshtë derës. Kjo ankesë vjen nga diaspora, pak kohë pas nisjes së shpërndarjes së zarfeve. Shqetësimi është ngritur nga përfaqësuesi politik i PD në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Edhe socialistët janë në dijeni të kësaj problematike. Drejtuesi Politik për Diasporën, Taulant Balla thotë se më së shumti vonesa ka në […]

Fletët e votimit po lihen poshtë derës. Kjo ankesë vjen nga diaspora, pak kohë pas nisjes së shpërndarjes së zarfeve. Shqetësimi është ngritur nga përfaqësuesi politik i PD në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Edhe socialistët janë në dijeni të kësaj problematike. Drejtuesi Politik për Diasporën, Taulant Balla thotë se më së shumti vonesa ka në Greqi për shkak të numrit të lartë të fletëvotimeve, ndërsa u ka bërë thirrje të shkojnë ta tërheqin personalisht në postë fletën e votimit.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pranoi problematikën dhe garantoi se do të komunikojë me kompaninë DHL, përgjegjëse për këtë proces.
Ndër të tjera, u theksua rëndësia e respektimit të afatit ligjor, pasi vetëm fletët e votimit që mbërrijnë në Shqipëri deri më 11 Maj, ora 19:00, do të konsiderohen të vlefshme. / Klan News