Zgjatet gjendja e krizës për furnizimin me naftë
Kvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar zgjatjen e gjendjes së krizës për furnizimin me naftë dhe derivate, e cila do të zgjasë deri më 20 korrik 2026 dhe hyn në fuqi nga 21 prilli, pas publikimit në “Gazetën Zyrtare”, përcjell TV21. Vendimi vjen si pasojë e situatës së rënduar ndërkombëtare të sigurisë dhe energjisë, […] The post Zgjatet gjendja e krizës për furnizimin me naftë appeared first on InfoShqip.com.
Kvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar zgjatjen e gjendjes së krizës për furnizimin me naftë dhe derivate, e cila do të zgjasë deri më 20 korrik 2026 dhe hyn në fuqi nga 21 prilli, pas publikimit në “Gazetën Zyrtare”, përcjell TV21.
Vendimi vjen si pasojë e situatës së rënduar ndërkombëtare të sigurisë dhe energjisë, sidomos pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ndërprerjeve serioze në transportin e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.
Sipas autoriteteve, sulmet dhe bllokimet e fundit kanë ulur ndjeshëm rrjedhën e naftës, duke rritur rrezikun për mungesa dhe çmime më të larta në tregun global, me ndikim të drejtpërdrejtë edhe në vend. Deri më tani, Qeveria ka ndërmarrë masa për të zbutur pasojat, përfshirë uljen e TVSH-së për energjentët dhe reduktimin e akcizave për karburantet, me qëllim mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe sigurimin e furnizimit stabil.
The post Zgjatet gjendja e krizës për furnizimin me naftë appeared first on InfoShqip.com.