Zgjedhja e Këshillit të Mediave, reagon Shoqata e Gazetarëve: Disa nga kandidatët nuk i plotësojnë kushtet

Pasi Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime sot ka miratuar propozimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA, reaguan nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) Emrat e konfirmuar The post Zgjedhja e Këshillit të Mediave, reagon Shoqata e Gazetarëve: Disa nga kandidatët nuk i plotësojnë kushtet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 30, 2025 - 04:00
 0  4
Zgjedhja e Këshillit të Mediave, reagon Shoqata e Gazetarëve: Disa nga kandidatët nuk i plotësojnë kushtet

Pasi Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime sot ka miratuar propozimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA, reaguan nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

Emrat e konfirmuar janë: Viktor Pavlovski, Sasho Stefanovski, Petar Djurovski, Cvetanka Minovska, Afrona Vrzivoli, Nafie Selmani dhe Gordana Majnova.

Siç thuhet në reagimin e SHGM-së, disa nga kandidatët nuk plotësojnë as kushtet formale sipas shpalljes së publikuar, ndërsa aludohet te Nafije Selmani, këshilltare e Alternativës në Komunën e Çairit dhe Afrona Vrzivolit, kandidate e ASH-së së Taravarit. Që të dyja janë politike, nuk kanë asnjë ditë përvojë në media, ndërsa bien ndesh edhe me Ligjin për media.

“Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) shpreh shqetësimin për zgjedhjen e sotme të kandidatëve të propozuar për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime.

Është shqetësues fakti se disa nga kandidatët e përzgjedhur, të cilëve iu është dhënë mundësia të marrin pjesë në dëgjimin publik, nuk i plotësojnë as kushtet formale sipas shpalljes së publikuar. Problematike është edhe historia partiake e disa prej kandidatëve që propozohen për votim në Parlamenr. Në të njëjtën kohë, kandidatët që kishin një portofol të spikatur profesional nuk u morën parasysh.

Në seancën e sotme ka munguar transparenca në përzgjedhjen e kandidatëve, kritere të qarta dhe pikëzim e përzgjedhje e duhur që do të tregonte paanshmëri të plotë në përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë.

Kjo mënyrë përzgjedhjeje ka hapur vend për dyshime se Kuvendi gjatë përzgjedhjes së kandidatëve udhëhiqet nga marrëveshjet dhe kompromiset politike dhe jo nga kriteret profesionale, siç duhet të jetë me rastin e përzgjedhjes së anëtarëve të një organi të pavarur rregullator siç është ASHMAAV-ja”, thonë nga SHGM.

Nga SHGM thonë se kandidatët duhet të zgjidhen me profesionalizëm, për të siguruar efikasitet dhe paanshmëri.

“Ju kujtojmë rëndësinë e pavarësisë politike dhe profesionalizmit të këtij organi rregullator. SHGM-ja thekson rëndësinë e zgjedhjes së anëtarëve kompetentë dhe të pavarur në Këshillin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAAV). Kjo është thelbësore për sigurimin e efikasitetit dhe paanshmërisë së organit rregullator, veçanërisht në një kohë kur po shqyrtohen ndryshimet në Ligjin për Media që parashikojnë zgjerimin e kompetencave të Agjencisë, duke përfshirë krijimin e një regjistri vullnetar për mediat online dhe mundësinë e krijimit të një fondi për të mbështetur pluralizmin mediatik.

Theksojmë se puna e rregullatorit të medias është nën vëzhgimin e rregullt nga Komisioni Evropian dhe organizata të tjera të besueshme si Reporterët pa Kufij dhe Freedom House. Efikasiteti i punës së tyre, përveçse ndikon në përmirësimin e kushteve në të cila funksionojnë të gjitha mediat në vend, ka një rëndësi të veçantë në proceset integruese evropiane të vendit. Vetëm me një përbërje profesionale, kredibilitet dhe integritet, ASHMAAV-ja do të mund të përmbushë me sukses detyrimet e reja dhe të ruajë rolin e saj si rregullator i pavarur në hapësirën mediatike. Prandaj, i bëjmë thirrje deputetëve dhe Kuvendit që të tregojnë përgjegjësi gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit, duke qenë se vendimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në lirinë dhe pluralizmin e mediave në vendin tonë”, thonë nga SHGM.

Ndryshe, sot, VMRO-VLEN-ZNAM kishin arritur marrëveshje me LSDM-në që të kalojnë shtatlr anëtarë, nga dy secilës parti dhe një nga ZNAM-i. Përzgjedhja ishte vobuar dhe kishte kaluar të gjitha afatet ligjore, pasi ishte kalkuluar me emrat e kandidatëve.

Megjithatë, nëse Parlamenti e bën përzgjedhjen e emrave të sotëm, do të reagojë edhe Komisioni për Antikorrupsion. Ky Komision, muaj më parë paralajmëroi se do të shqyrtojë nëse ka patur parregullsi, duke u nis afatet ligjore të konkursit e deri në biografinë e secilit nga anëtarët që do të votohen. Nga afër situatën me ASHMAAV po e ndjek edhe Zyra e Bashkimit Evropian në vend. 

The post Zgjedhja e Këshillit të Mediave, reagon Shoqata e Gazetarëve: Disa nga kandidatët nuk i plotësojnë kushtet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .