Zhduken tre persona në dy komuna të Kosovës, nisin hetimet
Dy raste të zhdukjeve janë evidentuar në raportin 24 orësh të policisë. Rasti i parë është raportuar në Obiliq më 11 nëntor ku është zhdukur një burrë. “Obiliq 11.11.2025-17:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin e policisë. Policia njofton se


Dy raste të zhdukjeve janë evidentuar në raportin 24 orësh të policisë.
Rasti i parë është raportuar në Obiliq më 11 nëntor ku është zhdukur një burrë.
“Obiliq 11.11.2025-17:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin e policisë.
Policia njofton se në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rasti, për të cilin kane filluar të zhvillohen hetime.
Ndërkaq, pasditen e së martës dy persona të tjerë janë raportuar të zhdukur në Kamenicë.
“Kamenicë 11.11.2025-13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy viktimat femra kosovare janë larguar nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e tyre”.
Bëhet e ditur se edhe ky rast ka shkuar në procedurë hetimore.
