Gjuriq tenton të shfajësohet për ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi
Serbia ka vazhduar me sjelljen e saj prej “të pafajshmes”. Është ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq ai i cili tani ka tentuar që ta bëjë përgjegjëse Kosovën për çështjen e dialogut me Serbinë. Ai në Samitin Rajonal të Euronews Adria, tha se angazhimi konstruktiv i Uashingtonit në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë


Serbia ka vazhduar me sjelljen e saj prej “të pafajshmes”. Është ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq ai i cili tani ka tentuar që ta bëjë përgjegjëse Kosovën për çështjen e dialogut me Serbinë.
Ai në Samitin Rajonal të Euronews Adria, tha se angazhimi konstruktiv i Uashingtonit në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është i dobishëm dhe i nevojshëm.
Gjuriqi ka thënë se iniciativa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përdorimin e bashkëpunimit ekonomik si një instrument për tejkalimin e ndarjeve ishte një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një lloji të ri marrëdhëniesh në Ballkanin Perëndimor, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Serbisë.
“Kemi të bëjmë me një establishment në Prishtinë që nuk është i orientuar drejt dialogut me Beogradin dhe që me veprime të njëanshme përpiqet të krijojë një hartë të re politike” dhe se “Serbia pret sinjale të qarta nga bashkësia ndërkombëtare se veprime të tilla janë të papranueshme”, ka përfunduar propagandën e tij tashmë të njohur kundër Kosovës, Marko Gjuriq.
