Këshilli Gjyqësor zgjodhi 49 gjyqtarë të rinj dhe kryetarët e katër gjykatave në Maqedoninë e Veriut
Dyzet e nëntë gjyqtarë të rinjë në shtet janë zgjedhur në seancën e sotme të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, raporton MIA. Në këtë seancë të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut u zgjodh kryetari i Gjykatës së Apelit Manastir, si dhe kryetarët e Gjykatave Themelore në Gjevgjeli, Kavadar dhe […]


Dyzet e nëntë gjyqtarë të rinjë në shtet janë zgjedhur në seancën e sotme të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, raporton MIA. Në këtë seancë të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut u zgjodh kryetari i Gjykatës së Apelit Manastir, si dhe kryetarët e Gjykatave Themelore në Gjevgjeli, Kavadar dhe Koçan.
Për gjyqtarë të Gjykatës themelore – Manastir janë zgjedhur Marija Filipovska – Popovska, Stefan Gajdarovski, Gordana Nikollovska dhe Aleksandra Sredovska – Llazanovski.
Për gjyqtarë në Gjykatën Themelore – Gjevgjeli janë zgjedhur Iva Conevska – Vangellova dhe Marta Spasovska.
Për gjyqtarë të Gjykatës Themelore – Gostivar janë zgjedhur Pëllumbesha Seferi, Arlinda Ademi – Osmani, Leonora Jakupi, Kujtim Fetai dhe Alen Sadiku.
Për gjyqtarë në gjykatat themelore në Dellçevë, Kavadar, Kërçovë, Koçan, Kriva Pallankë, Sveti Nikollë, Strugë dhe Veles janë zgjedhur Natashka Atanasovska, Kostadinka Kërstevska – Petrova, Urim Jusufi, Ivan Stojanov, Daniela Mlladenovska – Mitovska, Marina Misheva, Jasna Partalloska dhe Mila Cilakova.
Për gjyqtarë të Gjykatës Themelore – Kumanovë janë zgjedhur Natali Kolev – Bojkoviq, Behar Ameti, Arefat Veseli dhe Armend Mehmeti.
Për gjyqtarë në Gjykatën Themelore të Ohrit janë zgjedhur Elena Balevska dhe Ilsen Salieska Patiloska, ndërsa në Gjykatën Themelore Prilep – Filip Pasoski, Hari Karaxhoski, Petar Karaguleski dhe Jane Jakovski.
Për gjyqtarë të Gjykatës Themelore – Strumicë u zgjodhën Marija Manevska dhe Gordana Maçukova.
Për gjyqtarë në Gjykatën Themelore – Tetovë janë zgjedhur Arlinda Osmani, Emira Asani, Borçe Kostovski dhe Admire Ademi.
Për gjyqtarë në Gjykatën Themelore – Shtip u zgjodhën Marija Mihova dhe Dejana Dejanovska.
Këshilli Gjyqësor për gjyqtarë të Gjykatës Themelore Civile – Shkup zgjodhi Maja Boshkovska, Martina Kocevska – Rolevska, Sanja Angjeleska, Irina Neftenova – Peshevska, Valmira Axhirexha dhe Lira Bojko.
Për gjyqtarë në Gjykatën Themelore Penale – Shkup janë zgjedhur Sanja Llazova – Stojanova, Tereza Lazovska, Elizabeta Postolovska, Maja Kotevska, Biljana Shuplinovska – Jovevski dhe Sanida Jashar.
Me 13 vota “për”, gjyqtarja Zhaklina Doveden u zgjodh kryetare e Gjykatës së Apelit – Manastir.
Trembëdhjetë vota “për” ka marrë kandidatja e vetme për kryetare të Gjykatës Themelore – Kavadar, Elizabeta Petkovska.
Për pozitën e kryetarit të Gjykatës Themelore – Koçan kishte vetëm një kandidat, Spiro Borisov, pasi që kandidati tjetër paraprakisht u tërhoq. Ai u zgjodh me 12 vota “për”, pasi u konstatua se në sallë mungonte një anëtar.