Sulmoi policin, kallëzim penal kundër një gostivarasi!

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penale kundër një gostivarasi, pasi i njëjti, në fund të vitit 2024 sulmoi fizikisht një polic teksa ka qenë në krye të detyrës, transmeton TV21. “SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal kundër R.M.(42) nga Gostivar për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale […]

shkurt 14, 2025 - 17:00
 0  7
Sulmoi policin, kallëzim penal kundër një gostivarasi!

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penale kundër një gostivarasi, pasi i njëjti, në fund të vitit 2024 sulmoi fizikisht një polic teksa ka qenë në krye të detyrës, transmeton TV21.

“SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal kundër R.M.(42) nga Gostivar për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale “sulm të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave për siguri”. Më 30.12.2024 në Gostivar, i denoncuari fizikisht ka sulmuar nëpunësin policor i cili ka ndërmarrë veprime zyrtare”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.